Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të Kotlinës, më 24 mars 1999, mbahen aktivitete përkujtimore

Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të Kotlinës, më 24 mars 1999, mbahen aktivitete përkujtimore

Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve, më 24 mars 1999, në fshatin Kotlinë, në përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe në bashkëpunim më Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Kaçanik si dhe Këshillin Organizativ të fshatit Kotlinë organizohet Akademi përkujtimore. Në orën 14:00 do të përurohet filmi dokumentar kushtuar Masakrës së Kotlinës, përgatitur nga TV Dielli. Kjo ngjarje do të zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik. Ndërsa aktivitet e tjera që do t’i paraprijnë janë homazhet dhe vendosja e luleve tek vendi i rënies dhe Kompleksi Memorial i Martirëve në fshatin Kotlinë, në orën 12:00. Kurse në orën 13:00 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial në Varrezat e Dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …