leoni

Në Viti po mbahet manifestimi “Flakadani i Karadakut” i cili ka filluar dje dhe do të zgjasë deri më 26 mars

Në qytetin e Vitisë, po mbahet manifestimi, “Flakadani i Karadakut” i cili ka filluar dje dhe  do të zgjasë deri me 26 mars. Dje u  bë hapja solemne e manifestimit dhe ndezja e flakadanit në sheshin, “Nijazi Azemi”. Sot mbahen garat rajonale të recituesve në sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës, “Gursel dhe Bajram Sylejmani”. Të shtunën, më 23 mars 2019 në orën 14:00 mbahet ora e madhe letrare në sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”. Të dielën më 24 mars dhe deri të martën, më 26 mars 2019, mbahet festivali i ansambleve dhe shoqërive kulturore dhe artistike – 2019 në sheshin e qytetit të Vitisë dhe në sallën e koncerteve. Të martën, më 26 mars 2019 në orën 10:00 mbahen homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …