Në 22 vjetorin e rënies me 2 prill nderohet dëshmori i kombit Haradin Bajrami, kurse me 4 prill mbahet gara e vrapimit “Vrapojmë shtigjeve të Haradin Bajramit”

Në 22 vjetorin e rënies heroike me 2 prill 2021 nderohet dëshmori i kombit, Haradin Bajrami

Në nderim të 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Haradin Bajrami me 2 prill 2021 mbahen homazhe tek lapidari i tij në fshatin Rreze-Leletiq në orën 10:00. Por edhe Federata Atletike e Kosovës në bashkëpunim me klubin atletik “Blinaja”, të cilat të dielën e 4 prillit do ta organizojnë garën e vrapimit për nder të dëshmorit Haradin Bajrami. “Vrapojmë shtigjeve të Haradin Bajramit”, quhet gara, e cila është mbështetur nga Kuvendi Komunal i Lipjanit dhe familja e dëshmorit Haradin Bajrami, i cili e dha jetën për lirinë e Kosovës. Kjo garë tashmë është bërë tradicionale dhe vit pas viti po masivizohet.

Kontrolloni gjithashtu

Nis peticioni për heqjen e emrit “Uroshevac” nga përdorimi zyrtar, mbështetet nga Komuna dhe partitë politike

Në Ferizaj ka nisur nënshkrimi i peticionit “Për një Ferizaj pa Uroshevac”, një nismë qytetare …