Në 36 vjetorin e rënies janë kujtuar Tahir e Nebih Meha

Organizuar nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së janë mbajtur aktivitetet përkujtimore kushtuar rënies së Tahir e Nebih Mehës.

Për të nderuar veprën e të rënëve nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule pranë varreve të të rënëve në Prekaz. Homazhe kanë bërë edhe shoqata e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe qytetarë të tjerë.

Në ceremoninë e mbajtur para të pranishmëve pranë kullës muze nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Xhavit Jashari dhe përfaqësuesi i Familjes Meha Ilir Meha, kanë folur për rëndësinë e veprës së dëshmorëve në shërbim të lirisë së Kosovës.

Me këtë rast Xhavit Jashari dhe Fadil Nura kanë ndarë zyrtarisht certifikatat e statusit të dëshmorit për 12 dëshmorët e komunës së Skenderajt të rënë në periudhën e para luftës së UÇK-së.

Certifikatat e statusit të dëshmorit janë ndarë për dëshmorët: Tahir Meha, Nebih Meha, Agim Bejta, Afrim Lushtaku, Naser Gashi, Xhevdet Aruqaj, Sadik Tahiri, Selman Vojvoda, Enver Ramadani, Sami Babaj, Shukrije Musliu dhe Rexhep Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Do të vazhdojmë ta mbështesim zhvillimin e sektorit privat në komunën tonë

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi në kuadër të aktiviteteve të tij të …