Në 48 orët e fundit në Malishevë nga covid-19 janë shëruar 43 persona ndërsa janë regjistruar 19 raste të reja

Në 48 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 43 persona, ndërsa janë regjistruar 19 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3676 raste, prej tyre 3463 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 126 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …