Dialogu

Në Bruksel sot do të vazhdojnë negociatat në mes të delegacionit të Prishtinës dhe atij të Beogradit

Në Bruksel sot do të vazhdojnë negociatat në mes të delegacionit të Prishtinës dhe atij të Beogradit. Delegacioni kosovar do të udhëhiqet nga Avni Arifi ndërsa ai serb do të udhëhiqet nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq. Tema të diskutimit janë paraparë të jenë: marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare. Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punë të Jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …