leoni

Në Burojë po realizohen punimet për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, të cilat nuk kanë qenë më parë të përfshira në sistem

Në fshatin Burojë po realizohen punimet për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, të cilat nuk kanë qenë më parë të përfshira në sistem.

Krahas kësaj, po instalohet edhe ndriçimi publik në fshatin në fjalë, në kuadër të projektit kapital për përfshirjen e të gjitha fshatrave në sistemin e ndriçimit publik.

Për të parë nga afër realizimin e projekteve, në Burojë kanë qendruar kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj dhe anëtarja e Kuvendit Komunal, Besjana Thaçi.

Përveç kësaj, po zhvillohen edhe punimet për asfaltimin e rrugëve në Vajnik, për të vazhduar pasi të përfundojnë edhe në fshatrat tjera të Bashkësisë Lokale të Turiqecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …