Brickos

Në Camp Adazi të Letonisë nderohen dy dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj

Në Camp Adazi të Letonisë nderohen dy dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj

Në ditën e dëshmorëve në Letoni, në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët shqiptarë major Klodian Tanushi dhe nëntetarja Zarife Hasanaj. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila përmes një fotoje që e cilëson foton e mbrëmjes shprehet se, “në ditën e dëshmorëve në Letoni, në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët tanë major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj. Lavdi përjetë”. Më 6 maj në kampin e NATO-s në Letoni gjatë një seancë stërvitore shpërtheu një minë. Si pasojë e shpërthimit humbi jetën në vend nëntetarja Zarife Hasanaj dhe u plagos rëndë major Klodian Tanushi. I plagosur mbeti edhe nëntetari Julian Kapaj, transmeton ATSH. Katër ditë më pas, humbi jetën edhe major Tanushi, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marrë. Dy ushtarakët u nderuan me titullin “Dëshmor i atdheut”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …