Ramush Haradinaj

Në Colmar të Francës, të shtunën mbahet protestë për lirimin e Ramush Haradinajt

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare SHQIPTARËT JANË NJË! Ndalimi i z. Ramush Haradinajt nga autoritetet e Republikës së Francës më 4 janar 2017 mbi bazën e një fletë-arresti të konstruktuar nga regjimi terrorist i Serbisë dhe mbajtja e  kushtëzuar e tij të qëndrojë në Francë është sinjal se PADREJTËSIA TROKET NË DYERT E KOSOVËS!

Ftojmë të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit. Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se JEMI NJË! Lirimi i PAKUSHT dhe i menjëhershëm i Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore.

Protesta do të mbahet  në këtë adresë;

9 AVENUE RAYMOND POINCARE

6800 COLMAR – FRANCE

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …