Në Deçan organizohet testi për Shkallë për klasat e II-ta dhe të VII-ta

Nën organizimin e Drejtorisë Komunale për Arsim në komunën e Deçanit dhe në bashkëpunim me Drejtorët e shkollave, në 18 Shkolla Fillore të Mesme të Ulëta të Komunës së Deçanit, është mbajt testi për shkallën e parë klasa II-të dhe shkalla e tretë klasa e VII-të. Drejtori Komunal i Arsimit Bekim Vishja, me bashkëpunëtorë kanë vizituar shkollat në të cilat është mbajte ky test. Vishja tha se jam jashtëzakonisht i kënaqur me mbarëvajtjen e këtij testi, me gatishmërinë e Drejtorëve për bashkëpunim në organizim dhe mbajtje të këtij testi për herë të parë në nivel vendi. Vlen të theksohet se këtij testi, klasat e II-ta ju kanë nënshtruar në lëndët Gjuhë Shqipe dhe Matematikë, ndërsa klasat e VII-ta në gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë angleze. Ky test përdorët për vlerësimin e brendshëm të shkollës duke pa të arriturat e nxënësve dhe ngecjet gjatë vitit shkollorë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …