Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Prof. dr. Hakif Bajrami: Çka është formula filozofike-politike Ahtisari 1+2+3, ku i ka rrënjët dhe ku shpie IV

6.Çka flasin 23 shkeljet e Kushtetutës Kosovës dhe parahistoria e tyre 2013-2015

Opinionit Kosovës i duhet një studim shkencor monogarfik se çka është nënshkruar në Bruksel më 2013 në mes pales Serbiane dhe pales Kosovare. Në Serbi shumë po insistohet në këtë nënshkrim pët ta nxierr ASOCIACIONIN E KOMUNAVE me kompetenca ekzekutive, që do të thot një Republikë serbe në Republikën e Kosovës. Lidhur me këtë këto lojra I bëjnë ata që nuk kanë çasje në rrietë (Ahtsari PLUS). Opinionit pra i duhet ta dinë se çka është nënshkruar më 2013 dhe është rinënshkruar më 2015. Nga kjo tërësi duhet të publikohet se çka ka siell si verdikt Gjykata Kushtetuese e Kosovës, dhe cilat janë ato 23 shkeljet e Kushtetës dhe nga kush janë nënshkruar shkelëjet evidente. Për këto shkelje duhet të prononcohet Qeveria dhe Parlamenti.

Për këto liferime duhet të botohet një dokuemnt publik, ku do të nxirrshin të gjitha dokumentet e Qeveris dhe Parlamentit si aneks i studimit shekncor eksplikativ. Kjo do të thot se studimi do të ishte muktiautorial dhe multidiciplinar.

  1. Cilët janë kufijtë e Kosovës me “Fletore zyrtare” 1945-1999

Çështja e kufijëve të  Republikës Kosovës mund të delimitohen, demarkohet dhe dekorrektohen, pa asnjë problem nga profesionistët vendor dhe nderkombëtar për të pasur garancione të dyfishta, por jo nga personat që i japin një faktori që e kanë profesion të duturisë prioritet, ata që janë në ekipe të demarkacionit si përfasues politik. E vërteta, kufijtë e Kosovës janë ndryshuar disa herë, sepse kjo trevë një kohë është quajt Dradani, në vijim Diocezë, e pastaj Sanxhak, Vilajet, Provincë, Krahinë dhe në fund Republika e Kosovës. Sa i takon këtij territory për kohën 1945-1999, ai është i përshkruar dhe i botuar në “Fletret Zyrtare” të Kosovës, të Serbisë dhe të Jugosllavisë. Është në këtë nye edhe një çelës: “Fletoret Zyrtare” të Maqedonis e përsjhkruajnë kufirin me Kosovën; “Fletoret zyrtare” të Malit Zi e përshkruajnë vijen kufitare me Kosovën, “Fletret zyrtare” të Serbisë e përshkruajnë vijen administrative të Kosovës me komunat e Serbisë. Mund të ndryshojë katasri, harta, apo faktoret tjerë, por përshkrimet dhe botimet në “Fletore Zyrtare”, nuk mund të ndryshohen ose falsifikohen kurrë. Këtu është çelësi dhe kështu duhet zgjidhet çështja.

Prandaj kërkesës “perosonle” të Hashim Thaçit: “dua t` ia bashkojë Kosovës Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore) mund të spejegoet në dy rreafshe. Së pari Presidenti Thaçi do të ketë hapësirë për t` u nxierr nga gabimet e bëra gjatë këtyre dy viteve nëse largohet nga bisedimet politike tash dhe zbret në bisedime TEKNIKE në Bruksel apo kudo qoftë.  Së dyti, mundet të thot se me këtë kam pasë për qëllim diplomatik ta nxjerr nga loja pozicionin e Aleksander Vuqiqit, I cili kishte miqësi ma të lartë me përfaqsuesit e BE dhe të Rusisë e Kinës e ku ngjitet në “valle” edhe Gjon Bolltoni i SHBA-ve, por me këtë çështje nuk luhet loja kështu, pa asnjë garancion dhe transparencë. Së pakut një lluks të tillë nuk e lejon Diploamcia as për ndonjë shtet qoftë edhe superfuqi.

Shkurt Presidenti Hashim Thaçi, duhet të opinionizohet se nuk pranon kurrfar shkejle të Kushtetutës në interesin e askujtë. Ska ma as Konferencë ndërkombëtare, dhe në këtë nye nduhet decidivitet. Nëse BE rreshtohet mbi bazat e kushtetutshmerisë Kosovës, jemi aty. Nëse fillon të luaj me pazare dhe me jotransparencë, atherë ne jemi të lirë dhe sovarn, sepse jemi këtu ta kundershtojmë padrejtësinë, sepse Kosovën me Kushtetutë e kemi proklamuar si MULTIETNIKE. Askujtë nuk i kemi  marrë pra asgjë. Përkundrazi të tjerët kanë marrë  e grabitë prej trojeve tona, dhe ajo grabitje dihet publikisht se kur dhe si është bërë, nga gjenocid (1877-Sanxhakuni Nishit 714 lokalitete dhe 6 qytete), e deri te konventat ndërshtetrore me Turqinë, për me na shfarosur gjithashtu me gjenoicid (1938 dhe 1953), por edhe më 1999 me kërkesë të Kishës Ortodokse Serbe (KOS religjioz, plus KOS ushtark) sa kanë pasë fuqi dhe ndihmë diplomatike Evropiane një kohë, nga gjashtë Fuqitë për dy shekuj (XIX dhe XX) si: Rusia, Franca, Anglia, Gjemania, Austria dhe Italia, plus fqinjët cilidoqoftë.

Më të zëshmit për të na shfarosë kuptohet në bazë të programeve të tyre ishin Serbianët, sepse kanë aspiruar të dalin në Detin Adriatik, përmes tokave tona duke I okupuar copa copa. Lidhur me këtë programuesi më konkret për ta realizuar këtë synim sipas mësuesëve të shumtë: Vuk Kargjiq 1836, Ilija Gatrashanin 1844, Prota Mateja 1881, Millutin Garashanin 1885, Stojanqevie 1902, V. Gjoirgjeviq 1903, N. Pashiq 1910, S. Protiq më 1913 dhe 1920, V. Qubrilloviq 1930, 1937, 1944, S. Moleviq 1941, D. Mihajloviq 1942, A. Rankoviq 1950, D. Markoviq 1976, Dobrica Qosiqi 1982, 1988 dhe 1997, kuptohet duke i shfrytëzuar të gjitha programet para tij, të gjitha favoret që ia krijuan Serbisë sllavët e bashkuar. Qosiqi thekson në librin e tij për Kosovën (2004), se ka ardhur koha të punohet për zgjidhjen përfundimtare të Çështjes Kosovës. Atë zgjidhje e sheh në këtë dioptri: Së pari ndarja ose shkëputja e territoreve etnike serbe, pastaj “Hilendarizmi” I manastireve, pastaj duhet një ekip të dali me shumë propozime. Kjo do të thot se me Ahtisari NJË e kemi ndarë popullin serb në Kosovë nga të tjerët, që ka për shumë çka në Parlament të drejtë VETOJE , që gjuha serbishte është zyrtare në Republikën e Kosovës. Së dyt, meson Qosiqi, duhet të shkëpusin sa më shumë teritore për t` I vënë në shansë me Ahtisari DY e TRE në mundsitë që prap të kthehmi në Kosovë, e cila tani (2003/4) shihet e humbur përgjithëmonë, por…. Ne duhet ta shpallim se po çlirohemi nga Kosova, për t` I vënë shqiptarët në gjumë dhe në Planin e tretë, duhet pasojnë përgatitjeve sipas Qosiqit, të hudhemi me shpejtësi për të grabitë edhe më shumë se Kosovë, në mënyrë që kur të na thonë kthehuni, të dihet se janë kufijtë e 1912, që do të thot edhe Maqedonia hynë në llogarinë përfundimtare”, të Dobrica Qosiqit dhe tërë nomenklaturës neofashiste serbiane.

Nuk e di a është gjallë Lordi David Owen I cili pati ardhur në Beograd më 2004. Në mes tjerash Lodri pa hile I pati shtruar dy kërkesa qeveritarëve serbian:” T` I dorëzoni kriminelët që kanë bërë krime monstruoze në Kosovë dhe të lirohen nga pasha e tyre historike kriminale; të i publikoni para popullit statistikat e populsisë Dardanisë-Kosovës nepër shekuj dhe të liroheni nga pasha e rrenave dhe e historisë së ‘krainave’ me lahutë. Kjo, nga fakti se Kosova sot peshon në realitetin e vet mijëra vjeçar.!”Shqiptarët nuk janë fajtor se më 23 mars 1989 shënohet fundi I fillimit Serbisë fashiste- neofashiste. Në realitet, serbët kanë provuar deri më 9 qershor 1999 ta serbizojnë Kosovën, në rrethana të Evropës Re, të informatikës, kur ma krimi nuk mund të maskohet siç ka maskuar Serbia krime nga viti 1877 duke e shfarosur tërë Sanxahjkun e Nishit nga shqiptarët, dhe atë politikë hap pas hapi e ka zbatuar deri më 9 qershor 1999, kur fillon dita e Kosovës. Nëse Serbianët e kuptojnë këtë realitet, është në interesin e tyre. Parndaj çdo përpiekje që me makiavelizëm, duke u maskuar me korigjim kufijësh, me ‘zgjidhje të dhimbëshme” e intriga tjera, vetëm sa do ta forcojë bindjen se Shpallja e Pavarësisë Ksovës më 17 shjkurt 2008 ka qenë e nevojshme, e domsodoshme dhe e pashmangëshme me sakrifica kombëtarisht dhe e garnatuar nderkombëtarisht.

Më 18 maj 2019 Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …