Prof. dr. Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Çka është formula filozofike-politike Ahtisari 1+2+3, ku i ka rrënjët dhe ku shpie III

4.Zanafilla e kufijve si çështje me tri “D” ( delimitimi, demarkimi dhe dekorrektim)

Në kohën kur në Kuvednin e Kosovës debatohej për kufirin me Malin e Zi, Beogradi tinzisht e ngriti te Ketrin Eshton çështjen e kufirit me Kosvën, prej të njejtëve persona që janë sot në pushtet në Beograd, shih në kohën kur çarqet e spiunimit rus ishin në ofenzivë në: Mal të Zi, në Tiranë dhe në Maqedoni për destabilizim të renadit kushtetues, ose për të bërë grusht shtet. Ato çarqe,  Kosovën e ksihin “kursyer” publikisht, sepse u frigoheshin forcave të KFOR-it sepse do të I humbshin të gjitha shansat, siç I humben (Sot 2019 Mali I Zi, Shqipëria, Maqedina -kjo  efundit në breg), janë në NATO), prandaj vëndosen ta vrasin një lider Serbian (Lexone Librin e Qosiqit. Kosovo, Beograd 2004, dokumentin e fudnit ku ai vjennë konflikt me Oliver Ivanoviqin, I cili nuk pajtohej se duhet bojkotohen zgjedhjet në Kosovë.Zanafillen evrases duhet kërkuar më 2004 pra.) duke menduar se Kosova prap do të tymoi nga lufta “qytetare”. Çdo gjë në këto rrethana, ka dalë nga folea, dhe tash ka mbetë Kosova si një testë që duhet të frigësohet populli, me parada ushtarke (maj 1999 Nish, ku Aleksandër Vuçiqi provoi t` I tregoi Popullit shqiptar se jamë I frotë dhe nuk do të ju kursej, por e pres momentin; ndërsa Perndimit deshi t` I tregoi se Rusia është me te dhe me nja 5 aeroplana të ngjyrosur, do të bëjë plojë mbi shqiptarë, madje me kërkesa ultiamtive për Listën Serbe, e cila herë legalisht e herë ilehgalisht vepron për Beogradin në Parlament, në qeveri, në polici, në Forcat Mbrojtëse, në gjyqsi, në prokurori, në ekonomi madje përmes shqiptarëve si aristokrat capitalist, se “nuk është larg koha e kthimit”.Prandaj, korigjimi i kufirit është vetëm çështje për hyrëje në lojën e mbylljes së dritareve me perdet me xhemba, dhe me tela helmues përmes Ttri “D-ës”, për të u kthye Serbia serish kolonizimit të Kosovës, sikurse gjatë viteve 1912-1998, duke I siellë në këtë trevë jo më pak se 126 000 kolonistë sllavë. Dokumnetet secrete serbe për këtë çështje janë në ish KEF, viti 1988, me titull “Kolonizimi I tretë I Kosovës: I pari 1912-1914; I dyti 1918-1941; I treti 1946-1988 e tutje me silljen e serbëve nga Krocia 1992-1997.

Në fakt në Serbi kurrë nuk është menduar seriozisht për ndonjë kufi, por është fokusuar tërë arsenali politik që të krijohen mjegulla, për të përfituar në kohë. E atë përfitim politika serbe e intesifikoi në saje të sinjaleve të Frederika Mogerinit, në saje të realitetit te të Djathtës Ekstreme në Hungari, në Austri, në Spanjë, në Belgjikë, në Poloni, në Itali, në Bosnje, në Greqi dhe pjesërisht në Sllovalki. Mbi të gjitha politika serbe kishte tone agresive kur në Vashington erdhi në pozitën ma të ndieshme Gjon BOLLTON. E agresiviteti u shfaq më furushëm kur u aprovua Ligji mbi Ushtrinë, Ligji mbi Trepçën, Ligji mbi taksën, Ligji mbi valorizmin e pagave, me çka qeveria e “bleu” harmoninë sociale. Në këto rrethana ata që kishin negociaur kufijë e ndarje nepër Evropë do të dalin shumë agresiv para ekraneve për çdo natë e sido mos në “Klan Kosova”, ku ngjyra e Ivica Stanishiqit I ka spirancat e sigurta.

  1. Ku u shpreh mednimi se “ne duhet të fitojmë diçka”

Ahtisari TRE, do të thot krahas një trasformimi të Evropës në ekstremin e djathtë, ose ekstremin e majtë, të fillohet me një fushatë për t` i fituar në proces patritë të cilave do të u përshtateshin ato të Serbisë me rreshtime; të fillojë brenda një mandati në Parlamentin e Evropës fushata që Serbia të instalohet në kufijtë e Konferences Londrës më 1913. Kjo do të thot se Serbia neofashiste kurrë nuk do të pushojë, sikurse nuk pushon së anddruari një mesjetë NËNTË vjeqare të Car Dushanit (1346-1355). Kjo do të thot se ëndrruesit e Serbisë homogjene dhe integrale ta rikrijojnë “Kralevinën e Serbisë 1912-1914, përkatësisht “Kralevinën SHS-1918-1929 dhe Kralevinën Jugosllave 1929-1941, të cilën e përtrinë të federuar më 1946 deri më 4 korrik 1992 kur Badinteri e deklaroi se Jugosllavia ma “nuk ekzoston”. Dhe të shprehemi shkoqur: Nuk besoi që diçka që ka vdekur mund të ngjallet ma pa ndihmen “jashtëtokësore”. Sidomos popat serb dhe partite fashiste kanë të drejtë të ëndrrojnë. Por ne duhet t` I kuptojmë me kohë këto lojëra dhe mos të biem pre e pazareve masone, sikurse tash me “korigjimin e kufijëve”.

Në Bruksel u përmend, por në Beograd dhe Nish me Edi Kristaç Ramën filloi telenovela të lexohet nga mendimet e Dobrica Qosiqit (posedohen të gjitha tezat dhe ditari si dorëshkrim i kserodksuar dhe I karhasuar me botimin e vitit 2004. Aty janë edhe 20 teza tjera, të cilat e renhtgenizojnë tërë dielogun Kosovë-Serbi me të gjithë ndërmjetsuesit-hb), si të dojë çdo njeri mundet t` I studiojë porositë e një shovinisti të papërmirësuar. E vërteta, pse e them këtë, për arsye se Dobrica Qosiqi me asnjë fjali nuk tangon Rusinë, por vetëm Perendimin. Me këtë “injorim” të Rusisë ai provon të humbasi gjurmë, sepse është një pansllavist I tërbuar.

Lidhur me këtë me rendsëi për Beogradin në çdo kohë pas 9 VI 1999, ishte dhe mbeti të ngritet çështja e Kosovës, për të hyrë në pazar terthorazi, dhe në atë “kthesë” të inkudrohet Putini, pale për t` ia krijuar kushtet Kremlinit, që t` I amortizojë krimet në Çeqeni, Krime, Nagorni Karabah, Armeni dhe Ukrainë.

Kur jemi te ky kualifikim i “fitimit diçka”, po e shënojmë një realitet se popullsia e Kosovës e admiron BE për 84%, ndërsa BE e ‘admiron’ këtë popullsi duke e izoluar në të gjitha fushat. Popullsia e Shqipërisë e përkrah BE-n për 83%, ndërsa BE do ta pranoi Shqipërinë pas një afati pa kufi ose kurrë, sikurse vepron me Turqinë, për shkak të rreligjionit.

Popullsia e Maqedonisë e përkrah BE-n për 59%, ndërsa BE ia ka falë vizat vetëm për shkak të popullsisë krishtere sllave. Popullsia e Serbisë e përkrah BE për 29%, ndërsa BE jo vetëm që ia ka faluar vizat popullsisë Serbisë, por ia ka ckatuar edhe një afat të pranimit në BE, për vitin 2025. Kjo “dashuri” e dyanshme spjegohet me faktin se BE nuk është institucion shoqroro-politik dhe ekonomiko-shtetëror e korniazuar, sepse aprovimi i Kushtetutës (ala Karta e OKB), këtu ka dështuar pikërisht për shkak të filozofisë “ne duhet të fitojmë diçka”, e diçka nuk kanë mundur të fitojnë ato shtete, që nga tërësia e tyre rreligjioze dhe kulturore, nuk po themi kombëtare-shtetërore të ofrojnë se do t` i mungojnë komplesitetit tyre diçka, në emër të krijimit të një trësie, prap edhe më komplekse. Pra, BE është fëmi pa niçah, i (Pa) regjistruar, i (pa) kurorzuar, sepse BE nuk ka Kushtetutë institucionale. Shtrohet pyetja pse atëherë është aq e pasur dhe aq e organizuar. Është sepse dikush në BE sheh “olagiaturë përfitimesh””për t` I konkuruar dollarit dhe petrodollarit, dhe e fiton ‘diçkahin”. E dikush, nga shovinizmi dhe pazgjidhja e çështjeve nacioanle për brenda disa shteteve të BE-s, deshiron mos t` i nguc askush për brenda në “robërinë e tyre”, prandaj deshirat për BREX-e në hie në stilin “otavën mue, por livadhin e kemi së bashku në pronësi”, Evropa po mbijeton.

E, se ekonimia evropiane është diçka më tepër se kushtetutëshmëria shtetërore, vërteton fakti se në Kosovë populli për integrim oforn çdo gjë, dhe BE në një melodi me Serbinë neofashiste nuk ofron asgjë, sepse as e para (BE) e as e dyta (Serbia), Kosovën si shtet nuk e PRANOJNË, deri me tash në asnjë variant. Prandaj Kosova ka mbetur i vetmi vend në Evropë i izoluar, për ta detyruar pak BE, pak Rusia e Kina, e pak Serbia dhe dymendsisht disa në Perendim, e më së shumti Kosova e cila po shpërndan argumnete se korrupcioni dhe nepotizmi që këtu është shndërruar në EPDEMI. E këtë argument me padurim e presin ata që më 1998/99 ishin në dielmë, a t` I ndihmojmë Serbisë ta shfarosë popullsinë shqiptare duke I pranuar edhe si refuxhatë shqiptarët, e një pjesë e botës atë “humanizëm” e spejgonte si segment të humanizmit madje të bijëve të “Nënë Terezës”. Hipokrizia një kohë mshifet por kur shpërthen, ajo kundermon, e që po shihet me rastin e vizave, me rastin e Gjykataave Special raciste dhe me rastin e mosinvstimit, kinse kapitali i investuar këtu “nuk është I sigurtë”, e në Serbi po!

Edhe më shkoqur. Alesander Vuçqiqi nuk e ka hallin të fitojë diçka nga Kosova e humbur me luftë, sepse nuk është ftuar me rastin e kapitullimit Jugosllavisë pa kushte (shiqo:Aneksin e pabotuar) më 9 qershor 1999 në Kuamnovë, asnjë përfaqsues i Kosovës, as I UÇK-ës, por aty ka nënshkruar vetëm NATO dhe përfaqsuesi i Ushtrisë fashiste serbiane . Këtë kapitullim deri me tash e kanë spjeguar historianët në dy mënyra në Serbi: dikush thot “kapitullim pa kushte I Jugosllavisë Zhablakut”; dikush thot se kemi të bëjmë me “një armëpushim për ta hapur kthimin e Ushtrisë Jugosllave pas Tri vitesh…”. Po, ashtu në Kosovë disa historian që e njohin filozofinë e luftës thon argumentueshëm se: “Në Kosovë 1998-1999 ka pasë luftë në mes dy ushtrive, UJ dhe UÇK”. SE kjo  e fundit UÇK, ka bërë LUFTË TË DREJTË, dhe pas fitorës ma askujt “nuk I falet diçka”, sepe gjaku është derdhur për KUFIJË të ri shtetror. E Kosova në ata KUFIJË e ka shpallë pavarësi më 17 shkurt 2008 leglaisht dhe legjitimisht. Ky grupacion i historianëve askund me askend nuk ka nënshkraur se në Kosovë NUK KA pasë luftë të drejtë”. Këtë grup të historianëve UNMIK dhe EULEX e urrente dhe e mabn sot (viti 2000) e kësaj dite (2019) nën HETIME të ngrira qe 18 vjet. Fati pushon për ta se nuk kanë konkuruar askund përpos njërit që ishte kandidati kryesor për drejtor të një instituconi dhe është refuzuar pikëprisht nga KLANI UNMIK+LDK. Në këtë palgë ka rënë Hashim Thaçi për fat të keq, sepse në Bruksel është paraqitur si trumfalist, pas të gjitha psimeve që ia ka lërë tarshegim Edita Tahiri, në “negociatat teknike?”.

Por pala  tjetër e (TRE) HISTORIANËVE, që ka qenë injorante dhe ku ka shpërthyer uji I UNMIK-ut, ka NËSHKRUAR në prani të zyrtarëve të OKB-s, se: “Në Kosovë ka pasë KONFLIKT, nuk ka pasë LUFTË fare”!!!. E kjo do të thot se, në Kosovë nuk duhet të ndryshohen kufijtë shtetëror, por vetëm duhet të ndryshohet rregjimi shoqroro-politik në Jugosllavinë e Zhablakut-Beogradit. Këtu qëndron kanceri I palekundur ende, këtu flet firma e UNMIK-ut+EULEX-it, PLUS e tre hsitirianëve “ EMINENT” shqiptar të Kosovës. Për fat që të tre janë gjallë dhe janë shumë të nivelizuar e nuk dihet demi që I kanë siellë Kosovës, i cili spejgohet ende përmes sielljes së UNMIK-ut edhe pas shpalljes së pavarsisë Kosovës, edhe pas lindjes së EULEX-it, i cili me të njetin kuti vetëm kërkon llogari koloniale e nuk jep kurrfarë përgjegjësie shoqërore dhe politike e shtetërore (ligjore) askujt në Kosovë.

Deri me sot, jo që dihen aferat e UNMIK-ut dhe të EULEX-it në Kosovë fie për pe, por ato janë fakturë në frigoriferin e aferave që nuk do të happen kurrë. Shiqoni se çka ndodhë me dhunimet, me të pagjeturit me vrasjet mizore, me internimin e 1 milion qytetarëvetë Kosovës më 1998/99 (mbi gjysma e popullsisë dhe prap thuhet se nuk ka pasë GJENOCID).Shiqoni se çka ka ngja me privatizimin. E këtu pushon kanceri I kancerëve të Kosovës. E pra nuk falet (shitet) pasuria për hir të sistemit, por sistemi ruhet për hir të pasurisë. E në Kosovë pasuria është shitë  e stërshitë edhe nga vendorët edhe nga të huajtë, që donin një orë e më pare, ta instalojnë në Kosovë kapitalizmin. E kapitalizmi nuk është pullë e rrymës, por është proces ekonomiko shoqëror, që e forcon ekoniminë e tregut dhe ia zbardhë rreshtimin KOMBIT në çdo lëmi sepse në këtë sistem në çdo kohë, duhet “fjetur i zgjuar”, pra nuk ka gjumë sikurse në socializëmin e planifikuar.

Tash do të plasojmë një krahasim. Nga 58 milion farncezë, po të deprtoehshin 26 miljion çka do të thuhej në Tribuanlin e Hagës, se kemi të bëjmë me gejnocid konceptual, apo injorim siç I bëhet Kosovës. Ose çka do të thuej po nëse  shqiptarët e Kosvës të i deportonin nga trojet e veta 2, 5 milion Serbian, nga 5 sa janë. Përgjegja është se për shqiptarë do të ndertohej në Holnadë BURGU ma u madh në hsitirinë e njerëzimit. E kush është denuar në Hagë si kriminel serb deri e sot nga ata që kanë bërë KRIME MONSTRUOZE NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË 1998/9. A nuk deshmohet se më 2004 TRE FËMIJË shqiptar, serbët e ndoçën me qenë dhe ata u mbytën në Ibër. Po kush e prefillë vdekjen tragjike të tyre sot në BE. E kundërta kurrë zyrtarët e BE-s nuk prajnë të ua mbjnë shqiptarëve para hunëve “fakturën” se I keni rrënuar 23 kisha politike të viteve 1989-1999, shih në ato lokalitete ku nuk ka pasë serbianë kurrë. Po kush i prefillë sot 1800 fëmi shqiptarë të vrarë mizorisht më 1999 ng ushtria dhe policia serbiane. Kush flet sot në Bruksel për bartjen e kufomave shqiptare dhe zhdukjen e tyre nepër Serbi. E ende nuk prajnë disa çarqe për nja 23 kisha politike që I ndertoi makineria e Arakanit nepër disa vende puro shqiptare në Kosovë.

Shiqoni se si reaganun disa indvidë, dhe si sorollaten nepër mediume e kanë qenë pushtet për dekada, madje njera edhe Prsidnete ( ish malice) , ndaj një shpalosje emocionale dhe jo profesionale të një deputetëje, të një fotosi që kaliron qe sa vite nepër internet, i forsuar nga masoneria putiniste nepër botë. Po, jam EKSPET I HULUMTIMIT TË KRIMEVE përmes dokumenteve, dhe mua po të më rrëshqiste një informatë e tillë, do të ishte vërtetë gabim, por në një moment të ngritjes së emocioneve për një amator, shumë perosna nuk përmbahen dhe e kalojnë vetëvetën, besoi se ky gabim duhet të peshohet me autokritikë dhe kaq. Këtë pike të sekundës psikologjike, duhet faluar zakonisht. Po a dihet saktësisht se çka ka bërë Ushtria ruse në ÇEÇENI,  KRIME E UKRAINË, e që krimet serbiane i amortizon por nuk I eviton nga propaganda për mos I dalë të vetat në treg, e në treg janë, por viktimat janë pa zot, sepse Rusisë politika serbe I sherben si rrufepritës. E Serbia nuk e di se termi REPUBLIKË E KOSOVËS është theksuar së pari nga Kominterni, e pastaj e ka përkrahur edhe Stalini. Me gjithë këtë, shqiptarët sot janë më pro evroatlantik se çdo komb tjetër në Evropë dhe lere që luftohen dhe urrehen në Rusi, por po pati mundësi Putini në viset shqiptare do ta ndalte edhe shiun. Kështu e kupton populli poltikën pansllaviste, qoftë të gasit, qoftë të importimit të luftave locale, ku përfiton miliarda dollar.

Në këto diskrapanca Aleksander Vuçiqi e çdo kush që i ngul spirancat në Qeverinë e Beogradit, në mbeturinat e UNMIK-ut në funksionalitetin e EULEX-it, do të kërkojë “të fitojë diçka”, sidomos në kontot e “Ahtisart dy” dhe “Ahtisarit tre” sepse vet e kemi degraduar duke kërkuar edhe ne të fitojmë Luginën e Preshevës, me mbiell atje duhan, e ta japim masivin mineral të Trepçës dhe masivin ujor të UJMANIT. E vërteta asnjë shtet I ri nuk e ka luksin që të rifilloi të bëjë pazare me kufij në asnjë variantë. NUK e pati lejuar Enver Hoxha rastësisht atë kangën trishtuese për viset jashtë Shqipërisë Bregdetare: “Oj Shqipëri ta lumsha syrin, S guxon kush me ta prek kufirin”. Ai e dinet se e ka një gjysëm Shqipëria të pabashkuar, por donte që populli të strallohet më e mbrojtur atë që e ka në dorë me çdo mejt.

E vërteta, pazari i provuar nën rrogoz e që sa dekada që liferon në shkrimet e Dobrica Qosiqit, të cilin terthorazi e kanë kopjuar edhe nja katër personalitete shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë tash këto ditë po e lëvizë maratonin e fundit për të vdekur për një kohë të gjatë. Lidhur me këtp, opinioni e dinë fare mirë se sa kuadro i ka Zyra Ruse në Prishtinë, me të cilën asnjë shqiptar nuk ka “miqësi”. E për këtë fakt gjërat e bëra me gojë e shkrim kanë mbetur e ato do të flasin kur të hapet kasforta e Fredrikës dhe shumë Hanëve tjerë nga A. Sorosi e Gj. Bolltoni. Ai moment nuk është larg. Kjo strukturë e fatamorganave politike e dëshiron një AHTISARI PLUS, sepse kjo punë nuk bëhet pa fajde, për të siguaruar se “fitoin diçka”, se e fut Kosovën në pazarin e Lindjes (Rusisë); sepse gasin e shet dimri e ‘nuk e blejnë evropianët për sevap kurrë. Krjetë kjo politikë po zhvillohet për ta kthyer Beogradin ku ka qenë, për ta vazhduar avazin e krimve dhe pozitën koloniale të Kosovës, aty ku e ka lënë më 9 qershor 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …