Brickos

Një numër i madh i bizneseve deçanase marrin pjesë në debat

Dhjetëra përfaqësues të bizneseve, asamblistë të Kuvendit të Komunës së Deçanit dhe qytetarë Deçanas ishin mbledhur në sallën e Kuvendit të Komunës, ku u organizua diskutimi publik i Draft Rregullores Komunale për përcaktimin e orarit  të punës për subjekte afariste në Komunën e Deçanit. Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Deçanit, Haki Shehaj, hapi debatin dhe në pika të shkurtra tregoi edhe për qëllimin e këtij debati, ndër të tjera tha se ky dokument është një dëshmi se qeverisja lokale e udhëhequr nga kryetari Bashkim Ramosaj, është e përkushtuar në krijimin e kushteve të nevojshme dhe mbështetjen për bizneset dhe punëtorët e angazhuar në këto biznese. Ndërsa i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosja, tha se do të mundohem që si ekzekutiv komunal të jemi sa më afër qytetarit, kjo Projekt rregullore Komunale të jetë një hap në të mirë të qytetarëve, ndërsa vet prezenca juaj këtu më bën të kuptoj se ka interesim që kjo rregullore të jetësohet. Në këtë debat sqarime lidhur me këtë Projekt Rregullore, kanë dhënë Drejtori i Inspeksionit Halil Tolaj, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik Fitore Hulaj dhe shefat e grupeve parlamentare Rifat Stojkaj-AAK, Fatmir Kurmehaj –LDK dhe Mon Selmonaj –PDK. Edhe përfaqësuesit e bizneseve dhanë mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Ndryshe vërejtjet, sugjerimet, rekomandimet e dala do të inkorporohen në këtë dokument, po ashtu deri më datë 29.05.2019, sekretaria e kuvendit pret rekomandimet dhe sugjerimet me shkrim nga ora 08:00 deri në 16:00. Rregullorja në fjalë pritët që të aprovohet në Seancën e V-të të rregullt e cila do të mbahet më 31.05.2019.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …