Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Çka është formula filozofike-politike Ahtisari 1+2+3, ku i ka rrënjët dhe ku shpie II

Shkencëtarë të linguistikës, i studioni emrat e deferëve Osman, do ta kuptoni se cila ështe përqindja e popullsisë shqiptare në DARDANI. E kur të i shtohet këtij elemnti se Princ Dushani u shpall në Shkup më 1346: “Car i Serbianëve, Arbanasëve dhe Bullgarëve” dihet çfar sturkture etnike kishte ajo ‘carevinë’ që u bë cop e grime më 1355. Pyesim shkenctarët e irëfillët, në cilin dokuemnt shkruan “car Lazar”, kur ai ishte një princ, bile vazal i Sulltan Muratit nga viti 1371, të cilit dokumentarisht i paguante 1000 kg argjed në vit dhe ia dhuronte 1000 ushtar deri në vitin 1388. Kjo është e vërteta historike, me të cilën Serbianët ma nuk munden të rrejnë përmes popave të tyre shovinist, që ma së pakut mirren me religjion. Nuk munden ma të rrejnë sepse tash dokuemnetet i kanë edhe shkenctarët tejrë. Ka pra konkurencë dhe hyrje në ariva edh ai që nuk është serbian I qiellit, në të cilën “knetë fisnore djali e vret babën për fron, vllau ia nxjerr sytë vllaut për frond he të vaerbuarin e shpallë pastaj të “shejtë” dhe I nderton kisha për ta drguar popullin me rrena. Sa i takon kishave, ato kanë vlerë për popat serb, por shtrohet pyetja sa xhamia I ka rrënuar Serbia në Beograd, Nish, Prekupe, Kushumli, Leskofc, Vrajë më 1877 dhe cila është vlera e tyre, aq më pare kur Graçanica është ndertuar në themelet e kishës arbanse që shënhet në dokumente më 914 të Erës sonë (Shih: Spiridon Gopçeviq, Gornja Albanija). E për Manastrin e Deçanit dhe konakun e Pejës dihet se janë në themele tipike arbanase. Le të lejohen sërish gërmimet arkeologjike, që popat serb i nderprenë më 1924, sepse themelet e kishave arbanase treguan su kush ishte krishtenizmi uniat në trojet e dardanisë deri më 1219. Po Serbia nuk e qanë hallin fortë për kisha, por “kisha e saj kryesore është masivi mineral Gerdeq-Kopaonik, ku domino Trepça me Stan tregun e ku janë shitë mineralet edhe në shekullin VI-të”.(G. Ostrogosrski, Dok. byzantine 1947).

Tash shtrohet pyetja, a e kishte para veti Presidenti Hashim Thaçi konceptin e “Bisedimeve teknike” në tavolinë dhe kush e autorizoi që ta frigoi arushën me tupan permes kërkesës për bashkangjitje të Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës. A bënte ky personalitet llogari se TI PO KËRKON përmirsim të historisë, e si mos të kërkoi Aleksandri përmirsim të kufirit në jug të Rashës, të cilën ia pranon Evropa, kur LEPOSAVIQIN më 1958/9 ia paska dhuruar Kosovës Aleksandri i vjetër Rankoviq. E tash shtrohet pyetja pse edhe J. B. Tito u pajtua për atë “ngushtim” të Serbisë dhe “zgjërim” të Kosovës”, në kohën e lulzimit të shovinizmit ekstrem serbian. Të përgjigjsh në këtë pyetje duhet patur informata të sakta të nivelit “top secret”, për atë kohë. E ato Zotëri Presidenti Hashim Thaçi, as që i ka e as që i di, e po të i dinte besoi se do të vepronte ndryshe. Por, po punon haramabshqe dhe  me rabush, e fakti është se nuk e konsulton askend, përpos disa harmbashëve që e rrethojnë e që janë deshmuar me njohuri shkencore zero. Ata mund të janë administrator të mire dhe nuk e di kush janë, por dituri për çështjen ku është përplasë Presidenti nuk kanë. E hstrohet pyetja a jnë ata fajtor që Çështjen e Kosovës e kanë hudhë shumë keq në knetën plotë bakterje helmuese. E kështu si përfundoi sipas Berlinit, Presidenti do të duhej të dorëhiqet, sepse është izoluar në çështje, në të cilën ka sharruar shumë keq me fajin se nuk pyet kend përpos rrethin  e tij që mdnon se I ndihmojnë. E nëse e ka pasë në anën tjetër edhe këshilla për ta favorizuar (në vendt të amortizimit) edhe GABIMIN me Malin e Zi, atëherë MOZAIKU për largim është edhe më racional për interesin e vendit, për intresin e Republikës Kosovës.

3.Doktorantura që provoi t`i “sherojë” palgët e Kosovës

Për tërë këtë histori të historisë Kosovës përgjegja është kjo: Më 1957 ishin ngritur shumë akuza në tërë botën kunder Jugosllavisë, e cila po e terrorizonte popullin shqiptar në Jugosllavi me të gjitha mjetet, nga shpërngulja me dhunë në Anadoll, si: vënja e taksave të dyfishta dhe eksploatimi enorm i tokës dhe popullit shqiptar. Në këtë kohë në Beograd dhe Helsinki ishte lëshuar në hulumtim një temë e doktoranturës, në të cilën shumë qendra Evropiane sidomos, ishin pajtuar se duhet ndihmuar viset shqiptare në Jugosllavi, sidomos Kosovën që: “Deri më 1964, kjo trevë, si më e pasura në Evropë me minerale dhe faktor të lirë shtresës punuese, shumë të re dhe të lirë, të BARAZOHET me Slloveninë”. Kjo doktoranturë ishte dedikur të mbrohet në Beograd ose në Lublan, krejtë një sepse mentori ishte i njohur (posedohet në dorëshkirm) dhe tema ishte bërë aq prodduketive dhe u mbrojtë në Beograd, krejtë me qellim për ta “diskredituar” AKUZËN e Presidiumit të Republikës Popullore të Shqipërisë drejtuar KS OKB-ës  se: “Shqiptarët në Jugosllavi u janë nënshtraur masave të aparthejdit më mizor në të gjitha fushat”.(Shkresat nga Enver Hoxha 1958-posedohen).

Liddhur me këtë fakt e shtroi një pyetje PUBLIKE: PSE Tirana zyrtare dhe shekncore nuk i boton INFORMTAT E HESIT drejtuar direkt Enver HOXHËS?. Pse nuk i botojnë në Tiranë dhe në Prishtinë këta akademikët e rregjimit deklaratat e emigrantëve “demokrat” e që u bërën agjentë të UDB-ës dhe kujtë jo, me veprimet e tyre në Gerum afer Trieshtës, në Nish dhe në Kretë. Bile një grup që sot në Tiranë shtihet për “lajmëtar të demokracisë” i propozonte Dushan Mugoshës që kur të kthen “ZOGOLLISTËT DY”  në Tranë, Pera Stambolliqi të emrohet  në atë fuksion që e kishte Fon Widi!!!. O Zot ndiohmoju shqiptarëve mos të shitën për engjuj sepse nepër arkiva synimet e tyre kanë mbetë.

Sot dokuemntet e atyre kohëve kur shqiptarët në Jugosllavi ishin të shitur në Anadolli , ku krali e kishte marrur kapartën, ndërsa krimineli Tito-Rankoviq e kishin marrë tërë kvotën nga Ismet Yneni dhe Xhelal bajrai. Fuad Kyprili vetëm ia kishte bërë aminin në Split tërë pazarit. E këto pazare I ka ndikur deri në vekeje Enver Hoxha. Tjtër çëshytje është pozicioni ideologjik, në të cilin ishin sharruar afro dy të tretat e njerëzimit deri më 1979. Pastaj pason zbritja. E pra në Tiranë nuk i botojnë opservimet kombëtare, sepse Enver Hoxha vrehet se e lidhi fatin e vet me atë të ruajtëjse së Shqipërisë dhe trojeve etnike shqiptare në shpresë, se një ditë do të lind dielli edhe për të. Në fakt, Koça Popoviq do ta lërë një testament në arkivë: “Mos provoni Enver Hoxhën ta ngritni në internacionalist, ai është nacionalisti ma I egër shqiptar, ka provuar çdo gjë, i aka arritur 55% të palneve; mos provoni funksionarët shqiptar që i kemi bërë Jugosllavë t` i bërëni Serbian, sepse do ta humbin edhe njërën edhe tjetrën. Nuk janë ma shqioptarët (1960) ata të fillim shekullit”. Enveri Hoxha do të i thot liferuesit që e furnizonte me informata se kush kah është msy për ta rrxuar nga froni këtë “testament”: “Komunizmi do të shkatrrohet aty ku ka lindur. Po ajo “malarëje” do të përfshijë edhe vendin tim me të drejtë. Së pari, do të ngritë kokë ai shkatërrim në Shqipërinë Kontinentale: pastaj do të afrohet kah deti, në Shqipërinë e Bregdetit”. Kjo do të thot se Enver Hoxha është (ishte) për TRI KOKA më LARGËPARËS në politikë (lereni varfërinë dhe nivelizimin ekonomik që ishte realitet në tërë “familjen socialiste”), se sa këta lakejtë e domokracisë sot, të cilët natë e ditë po punojnë që 90% e popullsisë të jetë e varfur e 10% mos të ketë “haber” se çfar pasurie ka. E pra, dihet se ky nivelizim 90 me 10% në favor sistemor të pakicës, nuk arrihet pa deformime, nepotizëm, fajdexhi dhe korrupsion gallant.

***

 Të kthehmi në segemntin thelbësor të temës. Dihet se Komuna e Leposaviqit ishte një trevë shumë pasive (e pazhvilluar me ekonomi primitive, më e ulët se Kosova) dhe çarqet titiste në Beograd, për ta shfrytëzuar një pjesë të “VITRAVE EVROPIANE” që po premtoheshin (investimeve që prmetoheshin sepse kishte lendë të parë në Kosovë-hb) ia ndajmathën një trevë Kosovës, për ta arritur një qëllim me dy GRAFI pozitive: të nxirret Lugina e Ibrit (pjesa më  e madhe deri te Karleva) nga prapambeturia përmes investimve të hueja që i dedikoheshin Kosovës (shqiptarëve në përgjithësi, bile dhe Lugina Shkup-Tetovë-Gostivar-Ohër-Strugë-Presp-Manstir ishte paraparë të përfshihet në këtë projekt (Posedohet dokuemnti i Bankës….) si Projekti i zhvillimit, i cituar në Doktartën që u mbrojtë në Beograd më 1962.), e të shfrytëzohen për popullatë serbiane, për të ia MBYLLË GOJËN ENVER HOXHËS NË anën tjetër në OKB. Këtë manover e bëri Shtabi I Aleksander Rankoviqit (A. Rankoviq, K. Cervenkofski etj… që punonin e medonin për deportimin e shqiptarëve në Turqi deri në fund të vitit 1963/4.) e që u doli në këtë kombinim një efekt “pozitiv”, sepse me këtë ndajmathëje në anën tjetër kur ndodhi regjistrimi I popullsisë më 1961, ulej përqindja e shqiptarëve dhe rritej paksa kvota numerike serbiane, në Kosovë. Por “zvoglimi” territorial i Serbisë dhe “rritëja” e Kosovës, ishte në esencë grabitja  e atyre investimve që premtoheshin për ta arritur nivelin e zhvillimit ekonomik të Kosovës e në sy në opinionit nepër kancalaritë evropiane trumbetonin se do të arrihet nivelizimi I zhvillimit ekonomik të Kosovës sa ai i Vojvodinës, ose Sllovenisë. (Ekziston dok. dhe garfikoni që mbeti utopi).

Me makinacionet e lartëcekura titistët e mbyllën disi çështjen e Kosovës në OKB, por një plagë u hap shumë e “rrezikshme”, për synimet integrale dhe homgjene që Jugosllavia të konvertohet në Serbi qysh më 1963 kur pasoi ndryshimi i Kushtetutës. Atëbotë një delgacion Jugosllavë do ta vizitojë UKRAINËN për të mësuar diçka nga “demokracia” dhe funksionimi I pushtetit sovjetik. Delegacionit titist i printe Aleksander Rankoviq, sepse mardhëniet me Jugosllavinë i kishte riparuar Nikita Krushqovi. Disa oficerë të lartë Serbian që ishin në vizitë Ukrainës, i drejtohen prijësit të delegacionit gjatë tërë visitës me: “Shoku Presidnet LEKO-Aleksander Rankoviq”. Me që për shkak të portokollit askush nuk kishte guxim të diskutojë përos atyre që i kishte markuar Tito, para se të niseshin për Kievë, e mos të harrojmë se Tito në mesin e tyre kishte injketuar edhe agjent të KOS-it ushtark. Njeri ndër ta ishte Budimir Llonaçari i cili kohë më vonë u avansua në Ministër të Punëve të Jashtëme të Jugosllavisë. Posa kthehet delegacioni në Beograd,Gjenral Bidimir Lonçar si kroat që është, do të ftohet te Tito për raprotim. Raporti i Gjeneral  B. Llonçarit është në A. CK SKJ në koleksionin e “Vllado Dedierit”-Biografia e Titos I, II, III, nëse nuk e kanë shkatrruar neotistitstët. Dhe posa e kupton Tito sielljen e Rankoviqit në Ukrainë, I fillon hetimet për ta kthyer “kovaqi- selakun” në shegert që ka mundësi vetëm të i “frynë rrëshekut udbës”,me çka kompromitimin e kishte të sigurt. Dhe për atë “avansim” të Lekës në “president” Tito nuk do ta sulmojë drejtë për drejtë kurrë sepse nuk donte të përseritet viti 1948/49, por jo që ta mbajë në dorë çekanin e as t` i afrohet kullës 1962-1966. Do ta shkrinë serbianin ambicioz përgjatë katër viteve. Dhe duke e sulmuar yshtjen e A. Rankoviqit për homogjenizim të Jugsollavisë, do ta sulmojë teerthorazi përmes Eduard Kardeli, I cili do t` i servojë “argat” Titos më 1965, duke e shpallur Reformën në administrim të vednit që quhet DECENTRALIZIMI, e duke I dhuruar KOMUNËS KOMPETENCA epiqëndrore ekonomike. Me këtë vdekja e centarlizimit të shtetit (kralevinë –Republikë integarle) do të vdes në Beograd më 1965, dhe do të shapllet se vdekja totale është realitet më 10 korrik 1966 në Brione. Kjo kthesë ndodhi për faktin se sa mbahej Plenumi I KQ LKJ, Flota e Gjashtë ishte aty afer në Limanin e Rjekës e Trieshtës.  E Epilogu më 10 korrik 1966 A/ Rankoviq do të mbetet edhe pa funksionin e fryrësit të “rrëshekut”, që do të thot njeri që ia fut ZJARRIN çdo gjëje që e deshironte Tito 1944-1966. E pra, edhe farkatari (Tito) edhe rrëshektari (Rankoviqi), ishin në harmoni dhe dije reciproke, për të gjitha deformimet ndaj shqiptarëve, por kur rrëshektari ia preku fakatarit shkamin, atëherë pasoi “termeti 6,6=7” shkallë të Rihetrit, dhe “rrëshekgjiu” vetëm u izolua por nuk u brgos si M. Gjillsi; nuk u vra si: Miladini, Herbrangu, Peneziqi, Piade, e të ngjajshëm.

  1. Kur filloi të çarkullojë propozimi për ndarëje të Kosovës

Shumë hulumtonjës e kanë përshkruar Projektin serbian “PATKOI”, madje për këtë është lavduar edhe Joshka Fisher (MPJ I Gjermanisë). E vërteta, Plani “PATKOI” është zbuluar për herë të parë më 1921 nga Millorad Drashkoviqi, kur parafashzmi Serbian e shpalli afatin për dorëzimin e Kaçakëve deri më 10 mars, e pastaj e zgjati deri më 31 mars 1921. Zbatues i këtij plani ka qenë Punisha Raçiq, e në fillim edhe Kosta Peçanac, Toma Popoviq, Mihajllo Ceroviq e nja dhjetë komandnat të stacioneve të xhandarmërisë, në krye te të cilëve ishte njëfar J. Janjiq që drejtonte xhandarmerinë për Pejë dhe Drenicë. Çfarë lidhje ka ky Janjiqi me popin Sava Janjiç dhe intelketualin liberal Dushan Janjiç, është çështje shumë e njohur për historianët e informuar. Edhe atëherë ka pasë projekt për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës i përpiluar më 1920 nga Stojan Protiqi (Ballkanikusi). Ky projekt është botuar komplet. E kam botuar edhe Projektin “PATKOI” 1921 që mban titullin në original “Likvidacija kaçaçkih bandi 1921-1924” (Likudimi I bandave kaçake 1921-1924).  Edhe atëherë ka pasë përpiekje për gjenocid, sepse janë bombarduar 132 lokalitete, ndër të tejra Rugova, Plava dhe Gucia në tërësi, LLapi vetëm 16 katunde, Drenica vetëm 8 katunde e të tjerat rrethe më pak . Qellimi ishte frigësimi I popullsisë që të arratiset në Anadolli, sikurse u përseritë tragjedia në shkallë më të egër më 1998/99.

Por gjatë viteve 1998-1999 saktësisht del sa ka pasë gjenocid në Kosovë, sepse nga 1344 katunde janë BOMBARDUAR 1008 rrafsh metokë; sepse nga Kosova janë deprtuar me dhunë 1000 000 shqiptarë,; sepse në fshatrat dhe qyetet e Kosovës janë shparsur jo më pak se 45 000 000 plumba, janë hudhur 24 tonelata barot, janë shprasur 34 000 tonë gjyle topi, janë diegur biblioteka, është diegur me themel Arkivi shumë i pasur i Bashkësisë Islame të Kosovës, ku kanë qenë 4 dokumente raritet nga shekulli XIV dhe XV-të gjithnjë sipas të dhënave të Ushtrisë dhe Policisë serbe; janë dhunuar sipas “HJUMEN RAIS VOCH” 20 000 femra, janë vrarë 1800 fëmi, janë bartuar kufomat nga Kosova për të humbur gjurmë deri në Beograd, janë vrarë 13500 civilë, janë hapur 400 varre masive.

Po në bisedimet shekencore është theksuar nga shkenctarët serbian se “në Evropë vlen Marrëvesja e Helsinkut 1975”. Në rregull, atë Marrëveshje nuk e ka nënshkuar vetëm Shqipëria e Enver Hoxhës, i cili është kritikuar si “Leninist ekstrem”. Shtrohet tash peytja: A u thye Marrëveshja e Helsinkut me  bashkmin e Gjermanisë me të drejtë, me shkatrrimin e BRSS, me shpartallimin e ÇEKSLLOVAKISË, me shpartallimin e Jugosllavisë, së pari nga;Sllovena, Kroacia, që u pranuan edhe në BE, që u shkëput me vargojë gjaku Bosnja, që u shkëput Maqedonia, që u shkëput Mali I Zi-të gjitha republika slave, e si të mos shkëputet Kosova me 92% të popullsisë shqiptare. Kur sllavi nuk mundet të jetojë me sllavin, atëherë ku ka fuqi në botë që I detyron shqiptarët ma ta pranojnë robërinë serbiane. Jo Kosova nuk ka prish asgjë nga Helsinku, por vetëm ka zabtuar rreshtimin historic- demokratik nga procesi I dekolonizmit të Botës, që është shpallur më 1960 nga KS OKB-ës. Parndaj Republika e Kosovës është realitet I pakthyeshëm hsitorik edhe në kuadër të Rezolutës për dekolonizmin e botës.

Fillimin për ndarje të Kosovës e ka shpallur Sreten Llukiq dhe Svetisllav Stefanoviqi më 1952, të cilët pa ndonjë diskutim e pati pranuar më 1957 edhe Dobrica Qosiqi në një kontekst tjetër. Në fakt, ndarja e Kosovës atëbotë nuk ishte bërë për t` u “takuar diçka shqiptarëve”, por ndarja ishte bërë në vijen hekurudhore: Leshak-Mitrovicë-Fushë Kosovë-Hani I Elezit. Në njerën pjesë vepronte Llukiqi, në tjetrën Stefanoviqi me agjeturat e tyre për t` i plotsuar kërkesate Shatbit A. Rankoviqit, për deprotimin e shqiptarëve në Anadolli. Kjo ndarëje ishte publikuar pas diskutimit të E. Kardelit (1957) për mundësinë e shpërndarjes së Jugosllavisë në të ardhmen, sepse në esence konsiderohej si krijesë e Versajit. Sllovenet e Kroatët, sipas Kardelit do të shkonin me Austrinë, ndërsa Serbët, Malazezët dhe Maqdonet me Bullgarinë. E shqiptarët, doli pyetja vizionare nga Qosiqi kah do të rreshtohen?.Kardeli, do të përgjigjet i qetë: “Natyrëshem me Shqipërinë”. Kjo tezë është shtruar edhe nga një senator i Belgjikës që e vizitonte Kosovën si mik I shqiptarëve, pikërisht në vitet e metastazimit të pacifizmit, kur çdo njeri ishte i privilegjuar të ishte pjesë e LDK-ës (1990-1993/4)? Natyrisht se një ndarëje e kishte propozuar pas luftëraave në Kroaci dhe Bosnje, edhe S. Millosheviqi, sidomos pas daljes në SKENË të UÇK-ës, për çka gjeneralët e tij ia kishin terhiek vrerjtjen (Milloshit) se: “lufta në Kosovë nuk ishte lojë”. Për këtë, pas një pauze gjashtë mujore, Milloshi do ta njohtojë Vuk Drashkoviqin se: “NATO do të na bombradojë (maj, gusht, shtator 1998), e për informatë në popull më mirë është të thuhet se: Kosovën e humbëm me luftë, se sa ta dorzojmë në ndonjë metropolë diku duke biseduar “përzemërsisht para thikave të Klintonit”. E Aleksander Vuqiqi në këto ndryshime politike, vetëm i ka ngjyrosur tezat në stilin e Qosiqit: “më mire të fitojmë diçka diku se sa të humbim çdo gjë sepse në Kumanovë më 9 qershor 1999, kemi nënshkruar KAPITULLIMIN e pakushte; sepse Shqiptarët në bisedimet politike në Vjenë kanë bërë lëshime me diskriminim POZITIV dhe ai fall ma nuk na kalon” (Ahtisari 1). Ky rreshtim i A. Vuqiqit sipas një informate që ka rriedhë në Sanxahk ka pasë të bëjë me defaktorizimin e mëtejmë të pavarësisë Kosovës, sidomos duke i korruptuar disa shtete të vogla, e si faktor i brendshëm duke e PËRÇARË koncernin politik shqiptar: të blehet koha dhe të “nxirret diçka nga sagjë’ , gjithnjë duke I kritikuar kundershtarët në Beograd, se ata dhe vetëm ata e hudhën çështjen e Kosovës në GJND dhe Serbisë ia humben shansin përgjithmonë të kthehet në Koshare.

Në fakt Aleksnder Vuçiqi po e kritikon Milloshin jo pse ka urdhëruar Llazareviqët të kryejnë krime monstruoze, por pse nuk I ka likudiuar të gjithë sikurse në Roplicë më 1877. E pastaj Aleksander Vuçiqi do të dilte më 27 ose 28 maj 1999 si zëdhënës I fashizmit Serbian se Vaselena e ka bekuar veprimin e Milloshit, por kryerjen e deturës që më 28 VI 1999 të festojmë se në Jugosllavinë e Zhablakut (Lezo Serbi) ma nuk ka shqiptar e aq më mirë nuk ka musliman në Kosovë”. Po, pjesa tjetër e fjalimit do t` I mbetej Ivica Daçiqit, të lajmërojë se: “Plani I Kuvendit të Vaselenës më 27 dhe 28 maj 1999 në Beograd që do ta drejtonte Patriku Pavle me atë të Rusisë, deshtoi me fajin e protestantëve, që po dominojnë në botë, duke na bombarduar”. (Hulumtone Dosjen “ÇERNOMIRDIN 1999, dok. e deklasifikuara të CIA-s etj).

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Burimet e ndryshme të lajmeve nga Drenica Qendrore bëjnë të ditur se atje ka ndodhur …