leoni

Në Deçan u mbajt marshi në kuadër të fushatës “ 16 Ditë Aktivizëm për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas “

Sot në Deçan u mbajt marshi në kuadër të fushatës “ 16 Ditë Aktivizëm për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas“. Mekanizmi Kordinues Kundër Dhunës në Familje, vendosën mesazhe kundër dhunës “LËRENI GRUAN TË QETË”,

“DHUNA NUK FSHEHET BRENDA MUREVE“, “MOS HESHTNI, STOP DHUNËS “,

“PËR GRATË “, me qëllim të sensibilizimit të opinionit të gjerë për parandalim të dhunës ndaj gruas duke i bërë thirrje çdo qytetari që të raportoj dhunën, në mënyrë që të parandalohet krimi edhe më i rëndë – vrasja e gruas. Çdo vit përmes kësaj fushate bëhen thirrje për ndërgjegjësim për parandalim dhe eliminim të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …