leoni

Edi Rama

Në Ditën e Gjuhës Amtare, nga “Mësonjëtorja e Parë”, në Korçë, Edi Rama, shpall datën e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Ditën e Gjuhës Amtare, nga “Mësonjëtorja e Parë”, në Korçë, shpall  datën e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, i shumëpritur në të gjitha shkollat 9-vjeçare nga veriu në jug”, tha Rama. Bashkë me nxënës të shkollës “Mësonjëtorja e parë” në Muzeun e Arsimit në Korçë, Manastirliu tha se, mes shumë aktiviteteve në Vitin e Gjuhës Shqipe, është edhe Konkursi Kombëtar që do të nisë në muajin mars. “Bashkë me nxënës të shkollës “Mësonjëtorja e Parë” në Korçë, në këtë Muze ku ngado të shohësh gjen një dëshmi që evokon përpjekjet e bëra ndër breza për mësimin e gjuhës tonë shqipe. Mes shumë aktiviteteve në këtë Vit të Gjuhës Shqipe, sot kam kënaqësinë të prezantojmë se prej datës 12 mars fillon Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta. Ky konkurs, si një prej aktiviteteve më të mëdha të vitit shkollor, ka një rëndësi të veçantë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, pasi ai jo vetëm përcjell bukurinë dhe pasurinë e gjuhës tonë shqipe, por shërben dhe si një platformë për të mbajtur gjallë e lartësuar flakën e dashurisë dhe vlerësimit për gjuhën amtare, si thelbi i identitetit tonë kombëtar”, tha ministrja Manastirliu.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Lirinë e Kosovës e paguam me gjak, por çlirimin e bëmë bashkë me aleatët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se …