Në Durrës po mbahet konferenca për cilësinë e ajrit në Kosovë

Në Durrës po mbahet konferenca për cilësinë e ajrit në Kosovë

Organizuar nga Kosova Advocacy and Development Centre -KADC dhe përkrahur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur – KFOS, në Durrës po mbahet konferenca për cilësinë e ajrit në Kosovë. Pikë kryesore e analizës është gjendja aktuale e ambientit në Prishtinë me ç’rast u tha se ndotja në këtë qytet është tejet e madhe dhe kryesisht vjen nga KEK-u, ekonomitë familjare që për ngrohje përdorin thëngjillin, gazrat nga makinat e shumta dhe faktor të tjerë. Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, nga Instituti Hidrometeorologjik, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Shoqëri Civile që kanë veprimtari me ambientin, media, Ministria e Infrastrukturës dhe nga Komuna e Prishtinës, si dhe përfaqësues nga Sektori i menaxhimit të kualitetit të ajrit nga Berlini. Konferenca do të vazhdoj edhe nesër.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …