Në Durrës u përkujtua 85-vjetori i rezistencës antifashiste me rastin e invadimit të Italisë fashiste të Musolinit në Shqipëri

Në Durrës u përkujtua 85-vjetori i rezistencës antifashiste me rastin e invadimit të Italisë fashiste të Musolinit në Shqipëri

Në Durrës u përkujtua 85-vjetori i rezistencës antifashiste shqiptare. Autoritetet vendore, veteranë dhe familjarë të të rënëve bënë homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit Mujo Ulqinaku dhe nderuan kujtimin e të gjithë atyre që i bënë rezistencë pushtimit fashist duke dhënë jetën për liri. “Me thënë të vërtetën njihemi mirë kur përkujtohet. Vërtet njohëm një gjysh por njohëm një hero. Kur dëgjoj himnin jam shumë krenare që dëgjoj veprën e gjyshit tim”– u shpreh Silva Ulqinaku, mbesa e Mujo Ulqinakut. 85-vjet më parë, më 7 prill, pushuesit italianë  u pritën me armë nga forcat shqiptare të cilat ndonëse me armatim dhe numër të pakët arritën t’i sprapsin disa herë trupat fashiste. Rezistenca shqiptare u thye nga goditjet me artileri të rëndë. Më pas, lufta u zhvendos në rrugët e rrugicat e qytetit bregdetar. Përtej luftrave, përgjatë historisë së tyre, Shqipëria dhe Italia kanë dëshmuar një marrëdhënie dhe bashkëjetesë të gjatë e cila shtrihet në të gjithë fushat, veccanërisht ato ekonomiko-sociale dhe kulturore duke i forcuar vazhdimisht marrëdhëniet mes dy popujve. Sot në Durrës jeton e punon një komunitet italianësh, I cili është integruar më së miri në jetën e qytetit, ndërsa qindra mijëra shqiptarë jetojnë prej vitesh në Italinë fqinje.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …