Brickos

Në Ferizaj diskutohet projekt programi trevjeçarë i banimit 2023-2025

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, këtë të martë është mbajtur konsultimi publik për projekt programi trevjeçarë i banimit 2023-2025. Hapjen e këtij konsultimi publik e bëri drejtori i drejtorisë së Shëndetësie dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, i cili theksoi se ky plan ka një rëndësi shumë të madhe për komunën e Ferizajt. Sipas tij ky program ka për qëllim identifikimin dhe pasqyrën reale të problemeve në Komunën e Ferizajt, që kanë të bëjnë me çështjen e banimit. E nga ana tjetër Emira Sallahu dhe Agon Zhinipotoku, zyrtarë komunal dhe drejtues të grupit punues, kanë theksuar se kanë punuar me një përkushtim shumë të madh në këtë program të banimit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …