Në Ferizaj me homazhe shënohet Epopeja e UÇK-së

5, 6 dhe 7 Marsi janë ditët e krenarisë e lavdisë kombëtare, janë ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës unike për lirinë të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes së Tij.

Me këtë rast, në Memorialin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, bën homazhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, drejtues e përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Ferizaj si dhe të tjerë qytetarë.

Me kurora lulesh e përkulje u nderua jeta dhe vepra, sakrifica sublime e Dëshmorëve të Kombit, për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …