leoni

Vaxhid Sejdiu

Vaxhid Sejdiu: “Liria është më e shtrenjtë se gjaku”

Në vazhdimësi është thënë dhe thuhet se «Liria është më e shtrenjtë se gjaku», se LIRIA është amaneti i heronjve dhe dëshmorëve të kombit, është fjala e parë dhe e fundit e atyre që e duan ATDHEUN  më shumë se veten dhe janë në gjendje të bëjmë të, pamundurën, të mundshme në shërbim të Atdheut të Lirë. Dhe një gjë e tillë dëshmohet në të gjitha pikëpamjet në bazë të fakteve të popujve që kanë zhvilluar dhe zhvillojnë luftë çlirimtare. 

Në historinë e popullit shqiptarë në mesin e mijëra e mijëra fakteve skalitet me shkronja të arta edhe Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një nga luftërat më të lavdishme të bijve dhe bijave më të mirë të kombit në krye me komandantin legjendar Adem Jasharin. Sakrifica e Familje Jashari është e rrallë në historinë e njëzimit dhe po kjo histori i tejkalon shumë herë ngjarjet në historinë botërore me përkushtimin, angazhimin dhe dashurinë ndaj atdheut. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e veçantë në shumë pikëpamje dhe mbetet medalje e shenjtë, jo vetëm në historinë shqiptare, por edhe në historinë botërore

Atdheu, nuk mbrohet me fjalë, pro me punë, përkushtim dhe sakrificë. Prandaj datat e rëndësishme historike na detyrojnë të veprojmë dhe të punojmë edhe më shumë për Atdheun. Për atdheun asnjëherë nuk mjafton të thuash: unë bëra, apo edhe më keq unë bëra shumë sepse në krahasim me gjakun e dëshmorëve të kombit, me sakrificën e luftëtarëve të lirisë, me sakrificën e rilindësve tanë mundi dhe djersa jonë janë një pikë ujë në Detin Jon.  

Lavdi Dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …