Në Ferizaj prezantohet projekti “Skema e Garancionit për Rinjët”

Këtë të martë në sallën e mbledhjeve të Komunës së Ferizajt, është bërë informimi i projektit “Skema e Garancionit për Rinjët”, projekt ky që është në nivel vendi e që përfitues si pilot projekt është përzgjedhur Komuna e Ferizajt dhe ajo e Mitrovicës. Në këtë takim ka marrë pjesë Selim Marevci nga kabineti i Kryetari i Komunës së Ferizajt, Dashurije Ahmeti udhëheqëse e sektorit të rinisë, si dhe akterë të tjerë komunal. Me këtë rast prezantimin e projektit e ka bërë përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe përfaqësuesi i Agjencionit të Punësimit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu në takim ishte edhe drejtori i Zyrës së Punësimit, përfaqësues të bizneseve, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të GIZ.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …