Në Ferizaj u mbajt tryezë pune me temën “Reagimi i emergjencave shëndetësore të regjionit të Ferizajt në raste emergjente”

Organizuar nga drejtori i DSHMS-së-Ferizaj, Dr. Kemajl Emini në Qendrën Trajnuese të Mjekësisë Familjare në Ferizaj u mbajt tryezë pune me temën “Reagimi i emergjencave shëndetësore të regjionit të Ferizajt në raste emergjente”. Në këtë takim krahas nikoqirëve (DSHMS dhe QKMF – Ferizaj) morën pjesë drejtorë e  DSHMS-ve, drejtorët dhe kryeinfermierët e QKMF-ve nga Kaçaniku, Shtimja, Vitia, Hani i Elezit, Spitali i Përgjithshëm –Ferizaj, si dhe përfaqësues nga FSK dhe Policia e Kosovës. Takimin e hapi Drejtori i DSHMS-Ferizaj, Dr. Kemajl Emini me ç’rast falënderoi përfaqësuesit e QKMF-ve të regjionit dhe Spitalit të Ferizajt, për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe paraqiti në diskutim pikat në vazhdim:

  • Reagimi i urgjencave parësore të regjionit të Ferizajt dhe Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Ferizaj në koordinim me FSK-në dhe Policinë e Kosovës.

  • Dhurimi i Gjakut nga punëtorët shëndetësorë – në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut – më 14.06.2024 (nga ora 9.00)

  • Ushtrim fushor i emergjencave – më 14.06.2024 (ora 11.00) dhe

  • Bashkëpunimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor me Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.

Në vazhdim u prezantua plani i veprimit të emergjencave parësore të regjionit të Ferizajt dhe Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Ferizaj nga Kryeinfermieri i QKMF Selim Bega, i hartuar nga QKMF-SHEP në bashkëpunim me Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Sefedin  Fazliu dhe Dr. Përparim Ramusaj. Të pranishmit vlerësuan lart këtë udhëzues të cilin e diskutuan në hollësi si dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë dhe reagimin e koordinuar në raste aksidentesh madhore apo fatkeqësive eventuale. Temë tjetër diskutimi në tryezë ishte dhe bashkëpunimi i nivelit primar shëndetësor të regjionit me Spitalin e Përgjithshëm (rajonal) të Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …