Publikohet agjenda e presidentit të BE-së, vjen në Prishtinë për ta takuar vetëm Thaçin

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nesër do ta vizitojë Kosovën

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nesër  do ta vizitojë Kosovën, ku do të takohet me kryetarin, Hashim Thaçi. Pas takimit, ata  në orën 13.00 pritet  të mbajnë një konferencë për medie, por nuk do të ketë  pyetje nga gazetarët.  Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Sofje më 17 maj. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian. Takimi, gjithashtu do të jetë mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian”, thuhet në agjendë. Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor pritet të mbahet më 17 maj në Sofje. Përveç Thaçit, i pranishëm do të jetë edhe kryeministri,  Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …