Në funksion të rritjes së sigurisë, komuna e Skenderajt ka nisur shenjëzimin horizontal të rrugëve

Në funksion të rritjes së sigurisë në komunikacion, por edhe në vigjilje të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komuna e Skenderajt ka nisur shenjëzimin horizontal të rrugëve. Fillimisht është bërë shenjëzimi në rrugën brenda Kompleksit Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, dhe më pas do të vazhdojë në pjesë tjera të rrugëve brenda qytetit. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë të ditur se puna e shenjëzimit ka nisur në Prekaz, ku, siç ka thënë ai, pas pak ditësh do të mirëpret numër të madh të vizitorëve, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …