Në Gjilan do të kujtohet dëbimi i popullsisë shqiptare nga Kosova Lindore

Sot në Gjilan do të kujtohet dëbimi i popullsisë shqiptare nga Kosova Lindore. Me këtë rast do të publikohen fotografi me anë të të cilave do të dëshmohet dëbimi i shqiptarëve nga trevat lindore të Shqipërisë etnike nga dhuna sistematike e Serbisë si dhe për presionin dhe dhunën sistematike me të cilën janë duke u përball bashkëkombasit tanë që janë duke jetuar në Kosovën lindore. Aktiviteti përkujtimor fillon në ora 16.30 në Galerinë e Teatrit të Qytetit të Gjilanit. Kujtimi i të dëbuarve është organizuar nga Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nën patronatin e Zyrës së Kryetarit të Komunës së Gjilanit.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …