Salih Mustafa

Në gjykatën Speciale, në Hagë, ka vazhduar gjykimi kundër ish eprorit të UÇK-së, gjatë luftës në Zonën e Llapit, Salih Mustafa

Në gjykatën Speciale, në Hagë, sot  ka vazhduar  gjykimi kundër  ish eprorit të UÇK-së, gjatë luftës në Zonën e Llapit, Salih Mustafa, me ç’ rast u mor në pyetje  dëshmitari i tretë i mbrojtur, pa identitet publik.  Ai  thotë se ka qenë pjesë e luftës çlirimtare, pasi në dëshminë e tij ka rrëfyer se kur ishte nisur t’u bashkohej radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte intervistuar nga një njësi speciale. “Ne vazhduam të shkonim me disa shokë, vazhduam për në Mramor, nëpër male, shkuam në një shkollë, aty kishte pasur njerëz, dhe aty qëndruam një natë dhe i pyetëm njerëzit tjerë se ku është UÇK-ja që po duam të kyçemi në luftë, edhe të nesërmen na treguan dhe vazhduam për në Zllash. Pasi shkuam aty  vërejtëm se kishte pasur disa ushtarë, kish qenë një komandat, u lajmëruam aty, na morën shënimet dhe qëndruam aty. Bashkë me këta persona, dëshmitari ka thënë që kanë zhvilluar stërvitje çdo ditë. Më vonë, sipas dëshmitarit, kanë ardhur disa ushtarë të njësisë “BIA”, të cilët e kanë marrë në pyetje dhe sipas tij e kishin torturuar, por nuk ka folur ende për çfarë arsye janë sjellë ashtu kundër tij. E kam kuptuar më vonë dhe  kam  dëgjuar  se ai ishte komandant Cali, tha dëshmitari i mbrojtur dhe pa identitet publik.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …