Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, u pezullua seanca gjyqësore kundër kreut të UÇK-së, për shkak të mos-pranisë fizike të Jakup Krasniqit

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, u pezullua  seanca gjyqësore kundër kreut të UÇK-së, për  shkak të mos-pranisë fizike të Jakup Krasniqit, i cili  ishte i pranishëm në seancë përmes video-lidhjes ndërsa  Hashim Thaçi, Kadri Veseli Veseli dhe Rexhep  Selimi, ishin fizikisht. Kryetari i trupit gjykues, Çarles Smith III, ka vendosur që gjykimi të rifillojë vetëm kur të gjithë të akuzuarit të jenë të pranishëm fizikisht. Kjo ndodhi  pasi seanca ishte mbyllur për publikun dhe nuk dihet se çfarë u diskutua gjatë saj. Trupi gjykues ka shprehur shqetësim për mospraninë fizike të të akuzuarve, duke theksuar rregullat që kërkojnë praninë e tyre në seancat gjyqësore, përveç rasteve të jashtëzakonshme. Zyra e Prokurorit të kësaj gjykate  ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar kundër katër krerëve të luftës  ku pretendohet se ata paskan kryer krime lufte,  në Gjilan, Budakovë dhe në Semetisht të Therandës.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …