Kryetari Aliu priti në takim regjisoren Erleta Rexhepi

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur sot në takim Erleta Rexhepin, e diplomuar në regjinë e teatrit e që aktualisht po vazhdon studimet në nivelin master mbi teatrin modern.

“Paradox”, “Sway”, “Komedia e keqkuptimeve”, “Hajnat nuk vijnë gjithmonë për të keq” dhe tashmë në proces pune “Katër trëndafilat” janë shfaqjet teatrore e produksionet që përbëjnë rrugëtimin e saj fillestar profesional, për të na dhuruar edhe shumë punë profesionale në të ardhmen, pa lënë anash edhe rolin e saj në cilësinë e koordinatores në edicionin e 10-të të festivalit Summer Cult.

Erleta, përtej kufijve kombëtar, arriti të jetë anëtare e jurisë në një nga festivalet më prestigjioze të teatrit në botë në Sharm El Sheikh të Egjiptit, ku Kosova ishte pjesëmarrëse krahas shteteve tjera si Anglia, Spanja, Tunizia, Korea e Jugut, Algjeria, Bullgaria, Mongolia, Japonia etj, ku për kontributin e saj u shpërblye me mirënjohje e vlerësime, duke qenë edhe anëtarja me moshën më të re e jurisë në këtë festival.

Erleta me këtë rast u përgëzua nga ana e kryetarit Aliu duke i premtuar asaj gjithë mbështetjen e komunës në rrugëtimin e saj profesional, gjersa në takim u bë e ditur se Erleta gjatë këtij muaji, me shfaqjen e saj “Sway” do të përfaqësoj Republikën e Kosovës në Festivalin e Teatrit në Iran.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …