Në Itali vetëm dy të vdekur nga Covid-19, pa patologji të tjera

Në Itali vetëm dy të vdekur nga Covid-19, pa patologji të tjera

Nga Italia këto ditë vjen apeli për karantinim dhe kujdes ndaj koronavirusit, por edhe qasjet e para informative ndaj atij që mund të quhet keqlexim i matematikës së vdekjeve nga virusi.

Media të ndryshme refuzojnë të pranojnë narrativën zyrtare që na thotë infektim baraz me mundësi të larta vdekjeje. Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali informon se vdekjet për shkak të CoVid-19 në Itali janë vetëm dy. Të gjithë personat e tjerë që kanë vdekur deri më tani kanë patur patologji të tjera, të cila e Covid-19 u është shtuar duke katalizuar përshpejtimin e vdekjes, Pacientët e vdekur që kanë rezultuar pozitivë kanë një moshë mbi 80 vjeç dhe janë në masë të madhe meshkuj. Gratë janë vetëm 25.8%.

“Vetëm dy të vdekur që kanë rezultuar pozitivë nuk kanë patur patologji të tjera”, tha në një konferencë për shtyp, kreu i Institutit, Silvio Brusaferro.

Ndonëse duhet ende punë për ta sqaruar këtë çështje, e dhëna paraprake përbën një sinjal se paniku global është në masë i papërligjur dhe se modeli i karantinës është në thelb i gabuar dhe tërësisht i dëmshëm.

j.l./ dita

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …