Brickos

Ish kryetari amerikan Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë

Në Izrael po rriten shqetësimet se largimi i Trumpit do të çojë në rihapjen e hetimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, në Hagë

Në Shtetin e Izraelit  po rriten shqetësimet se largimi i administratës së ish Presidentit amerikan Donald Trump do të çojë në rihapjen e hetimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë kundër Tel Aviv për shkak të dyshimeve se ai ka kryer krime kundër Palestinezëve.

Kanali televiziv shtetëror izraelit, “Khan”,  raportoi se frika nga sanksionet e vendosura mbi të nga administrata Trump tani po zhduken, dhe kjo mund të shtyjë gjykatësit e kësaj gjykate të fillojnë një hetim kundër Izraelit në lidhje me luftën e viti 2014 në Gaza dhe ngritjen e vendbanimeve izraelite  në Bregun Perëndimor.  TV-Khan deklaroi se vendimi për të hapur një hetim ka qenë në tryezën  e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, në Hagë,  që nga dhjetori i viti 2019 dhe se burimet politike në Izrael kanë frikë të marrin një vendim të ri për këtë çështje, veçanërisht pasi ajo mund të çojë në një konflikt midis gjykatave dhe Uashingtonit zyrtar. Një hetim i tillë do të kishte implikime të gjera për shumë zyrtarë të nivelit të lartë izraelit politik dhe ushtarak, në të kaluarën dhe të tashmen, dhe urdhër-arreste ndërkombëtare mund të lëshoheshin kundër disave prej tyre. (Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …