Në kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë, do të mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri. Manifestimi mbahet më 5 mars 2021, ditë e premte, në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, duke filluar nga ora 1200. Në manifestim do të marrin pjesë: Vjosa Osmani, Abdullah Hoti, Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ministra dhe zëvendës-ministra në detyrë, stafi diplomatik, atashe ushtarak, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarë dhe oficerë të FSK-së. Manifestimi për Epopenë e UÇK-së mbahet nën organizimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës. Manifestimi „Epopeja e UÇK-së“, më 5 mars, do të jetë manifestim i tipit të mbyllur për shkak të pandemisë dhe për këtë kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …