Në kinemanë ABC u shfaq premiera e filmit dokumentar “Buka e UÇK-së”

Në kinemanë ABC u shfaq premiera e filmit dokumentar “Buka e UÇK-së”

Sot në kinemanë ABC u shfaq premiera e filmit dokumentar “Buka e UÇK-së”, të regjisorit të mirënjohur shqiptar, Virgjil Kule. Ish komandanti i logjistikës nga Grupi Mërgimi, Gani Nuha para të pranishmëve tha: Çdo gjë në ktë dokumentar, armatimi, shpenzimet dhe gjithçka tjetër është e evidentuar. Faleminderit nënës Shqipëri që dha bukë e barot për të çliruar Kosovën. Ndërkohë, komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj solli në kujtesë gjithë rrugëtimin e grupit Mërgimi për ata ushtarë që ranë në altarin e lirisë. Ata të cilët mbijetuan luftën sot shërbejnë për lirinë e Kosovës. I tillë dhe i venat është Gani Nuha. Ideja për dokumentar është nga vet ata që bartën mbi supe këtë proces. Filmi dokumentar “Buka e UÇK-së”, të regjisorit të mirënjohur shqiptar, Virgjil Kule, për lirinë që e gëzimë sot nuk është e plotë. Mos të harrojmë qe ata që e rrezikuan lirinë ende na rrezikojnë edhe sot. Është legjitimi nëse një dorë të ka vrarë dhe të ka shkaktuar tragjedi, pra dorën e Serbisë, është legjitime me e pre. Shqiptarët nuk duhet të bëjnë më tolerime të tilla. Gafurr Elshani nga grupi Mërgimi soli në kujtesë personazhet që i kishte takuar në periudha dhe vende të ndryshme. Ilir Konushevci – Mërgimin, e kam takuar në vitin 1997. Ai ishte personi kyq për furnizime me armatime për luftën në Kosovë. Arton Konushevci, vëllau i dshmorit Ilir Konushevcit, tha se ne si familje ndihemi keq ngase që 19 vite nuk kemi informatë të saktë se si ndodhi ngjarja!? Ne fajësojmë institucionet e Kosovës që nuk bën asgjë për zbardhjen e vrasjes së Ilirit. Regjisori Virgjil Kule para të pranishmëve theksoi: Me përpjekjen e popullit të Kosovës për lirinë jam përfshirën në vitin 1981 kur në RTSH kam përcjellur artikujt e Kosovës që vinin në Shqipërinë nënë. Është rast fatlum që unë të jem regjisor i këtij filmi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …