Në Klinë është shënuar 4 Prilli – Dita e të Zhdukurve të luftës

Nën përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, është shënuar 4 Prilli – Dita e të Zhdukurve të Luftës në Komunën e Klinës. Edhe pas 18 vite disa nga familjarët akoma nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre. Në Akademinë përkujtimore, që është mbajtur në Qendrën e Kulturës “ Jehona e Dukagjinit” në Klinë, në të cilën kanë marrë pjesë familjarë dhe personalitete të shumta të jetës politike e kulturore, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka thënë se dhimbja për qytetarët e Komunës së Klinës dhe Republikës së Kosovës është për 12 muaj të vitit dhe ajo do të vazhdojë edhe me tutje deri në momentin kur të gjendet personi i fundit i zhdukur. Gjatë ditës janë bërë homazhe dhe vëne kurora lulesh pranë Lapidarit memorial në Klinë, Kralan të Gjakovës, Izbicë të Skenderaj, Pastasel të Rahovecit dhe Poterq të Klinës, ku prehen disa nga trupat e personave të zhdukur që tashme janë identifikuar.  Në hollin e Qendrës së Kulturës “ Jehona e Dukagjinit” në Klinë, është hapur ekspozitë me fotografitë e personave të zhdukur.

“Në të kaluarën, nuk kemi pasur një vend ku të derdhim lotin. Sot, kemi ngritur një lapidar, si shenjë e kujtimit, jo vetëm për ne, brezat, që përjetuan atë kauzë, por do të mbetet gjithmonë aty për të kujtuar rrugën, historinë e këtij vendi dhe veprën e këtyre personave. Le të shërbejnë këto evenimente tona për institucionet vendore e ndërkombëtare që të ngrehin zërin fuqishëm për të zbardhur rastet e tilla”, ka thënë kryetari Bashota. Gjatë ditës janë bërë homazhe dhe vëne kurora lulesh pranë Lapidarit memorial në Klinë, Kralan të Gjakovës, Izbicë të Skenderaj, Pastasel të Rahovecit dhe Poterq të Klinës, ku prehen disa nga trupat e personave të zhdukur që tashme janë identifikuar. Në hollin e Qendrës së Kulturës “ Jehona e Dukagjinit” në Klinë, është hapur ekspozitë me fotografitë e personave të zhdukur.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …