Në Komunën e Rahovecit mbahet debat për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm

Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur debat për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), të mbështetur nga ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë. Të pranishëm në debat ishin drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të OJQ-ve që veprojnë në komunën e Rahovecit dhe përfaqësues i OSBE-së. Prezantimin e  projektit dhe gjetjeve të analizës i bëri Visar Prebreza nga BIRN-i, duke thënë se gjatë katër viteve është bërë monitorimi dhe analizuar raportet e Auditimit për Komunën e Rahovecit. Në fillim të debatit, kryetari Latifi i ka falënderuar zyrtarët e BIRN-it dhe zyrtarët e Zyrës së Auditorit Përgjithshëm për bashkëpunimin e treguar gjatë gjithë kohës dhe u ka ofruar bashkëpunim edhe më tutje. “Pas pranimit të raportit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2018, ne e kemi përgatitur planin komunal të veprimit për zbatimin e rekomandimeve dhe se deri në fund të vitit, ne do të punojmë që të zbatohen në tërësi të gjitha rekomandimet. Punë e madhe është bërë pasi ka hy në funksion prokurimi Online dhe se kjo edhe e ka bërë lehtësimin e të mëdhave. Dokumente tjera që kanë të bëjnë me transparencë dhe llogaridhënie janë duke u publikuar në vazhdimësi nga zyrtarët përkatës”, ka thënë kryetari Latifi. “Punë e madhe është bërë edhe në regjistrimin e pasurisë komunale, kjo është bërë për herë të parë gjatë vitit 2018 dhe se në vazhdimësi është dhënë si rekomandim nga Zyra e Auditorit të Përgjithshme”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …