Asfaltohen 1.3 kilometra rrugë në Stapanicë të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme, në fshatrat e Komunës së Malishevës, në veçanti të asaj rrugore, në fshatin Stapanicë, ka filluar asfaltimi i rrugëve me një gjatësi prej 1300 metra. Dy rrugët të cilat janë asfaltuar, lidhin dy lagje të këtij vendbanimi me pjesën tjetër të fshatit dhe me shkollën. Asfaltimin e rrugëve e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët janë shoqëruar nga kryetari i fshatit, Asllan Buzhala. Nënkryetari Berisha, i ka uruar banorët e fshatit për rrugët e reja të cilat po asfaltohen, asfalt i cili ju lehtëson lëvizjen banorëve dhe nxënësve të fshatit. Edhe kryetari i fshatit Stapanicë, Asllan Buzhala është shprehur i kënaqur me asfaltimin e rrugëve, pasi të dy pjesët e fshatit tashmë e kanë më të lehtë të lëvizin, e në veçanti nxënësit, dhe se është një prej investimeve më të mëdha në fshat që nga paslufta.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …