Në komunën e Rahovecit, situata e sigurisë e qetë dhe stabile

 

Është mbajtur mbledhja e pestë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ( KKSB ) në komunën e Rahovecit, të cilën e ka kryeson kryetari Smajl Latifi, gjendja e sigurisë në komunën e Rahovecit gjatë dy muajve të kaluar ka qenë e qetë, stabile dhe e qëndrueshme. “ Sipas informatave që i posedojnë institucionet komunale, situata e përgjithshme e sigurisë në komunën e Rahovecit është e qetë dhe stabile. Gjatë dy muajve të kaluar kemi pasur sfida, por i kemi përballuar me sukses, dhe mund të krenohemi me organizimin e ngjarjes multikulturore, festivalin e rrushit, HardhFest 2019, e cila ngjarje ka përfunduar në mënyrë dinjitoze, pa ekscese dhe prishjes së qetësisë publike, ka thënë kryesuesi Latifi. Komandanti i Stacionit Policisë në Rahovec, kapiteni Fazli Morina, ka vlerësuar gjendjen e sigurisē si të qetë dhe stabile. ” Tek prishja e rendit publik janë shqiptuar 14 gjoba, ndërkaq kur është në pyetje siguria nëpër shkolla, ne jemi në vazhdimësi në kontakte me drejtorët e shkollave, edhe gjatë pushimeve kemi bërë 44 vizita shkollave, si masë preventive për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Shqetësuese janë gjendja në trafik, ku janë raportuar fatkeqësisht dy aksidente të rënda me gjashtë të vdekur, ndërkaq në aksidente tjera ka pasur edhe 114 të lënduar. Shqetëson edhe dukuria e dhunës familjare, ku janë raportuar 14 raste për dy muaj të kaluara, “ ka thënë ndër të tjera Morina. Ymret Reshiti, përfaqësues i prindërve të nxënësve, ka falënderuar institucionet komunale dhe Policinë e Kosovës për kontributin e tyre për mbarëvajtjen e sigurisë në shkolla, dhe kërkoi që ky kontribut të rritet. Në fund të mbledhjës, kryesuesi Latifi falënderoi për kontributin e dhënë anëtarëve të KKSB- së, duke thënë se institucionet komunale do të jenë të pa kompromis kundër shkelësve të ligjit, në lirimin e hapësirave publike, për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, dhe ftoi inspektorët dhe policinë që në këtë drejtim të angazhohen më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …