Në komunën e Rahovecit u mbajt konferenca mbi projektin “BIODRINI”

Sot, në sallën e kuvendit komunal të komunës së Rahovecit, u mbajt konferenca përfundimtare “Rritja e biodiversitetit në pellgun e lumit Drin përmes menaxhimit të integruar të pellgut ujmbledhës – BIODRINI”, të cilët i përshëndeti dhe i përgëzoi për angazhimin në zbatimin e këtij projekti, kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi. Më pas, Koordinatori i projektit, z. Rrahman Krasniqi, paraqiti arritjet e projektit, me fokus të veçantë foli për instalimin e pritave për mbeturina dhe diskutoi për planin e menaxhimit të integruar të pellgut ujëmbledhës. Qëllimi kryesor i këtij projekti është mbrojtja e mjedisit, rritja e biodiversitetit përmes zbatimit të praktikave të mira përgjatë pellgut të lumit Drin në territoret e Komunës së Rahovecit dhe Qarkut Kukës. Projekti “BIODRINI” është pjesë e programit “IPA Il – Program i bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri – Kosovë 2014 – 2020”, i financuar dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i zbatuar nga Komuna e Rahovecit, në partneritet me Qarkun Kukës në Shqipëri, Shoqata për Pastërti dhe Ambient të Kosovës “PAMKOS” nga Kosova dhe Instituti i Kërkimeve Urbane – “URI” nga Shqipëria.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …