Përfundoi renovimi i QMF-së në Ratkoc të komunës së Rahovecit

Përfundoi renovimi i hapësirave të brendshme dhe të jashtme të QMF-së në Ratkoc të komunës së Rahovecit. Nënkryetari i komunës së Rahovecit Iska, bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, znj. Saranda Sallteku dhe bashkëpunëtorë, në praninë e stafit shëndetësor, vizitoi hapësirat e brendshme dhe të jashtme të renovuara të QMF-së në Ratkoc. QMF-ja në Ratkoc, tashmë, i plotëson të gjitha kushtet infrastrukturore, sipas të gjitha standardeve, ndërsa profesionistët shëndetësor do të kenë kushte të favorshme për të ofruar shërbime sa më cilësore.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …