RTK-ja

Në konkursin për tetë anëtarë të Bordit të RTK-së, janë paraqitur 125 aplikantë shumica syresh nga Vetëvendosja

Më 2 gusht është mbyllur konkursi për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës . Për tetë anëtarë që ishte shpallur konkursi për Bord të RTK-së, janë paraqitur 125 aplikantë.

Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Scanner, në mesin e atyre që kanë aplikuar janë edhe ish-kandidatë për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, zyrtarë të kësaj partie, përkrahës të Vetëvendosjes por edhe personalitete nga jeta publike e mediale. Mandej aty kanë konkurruar edhe zyrtarë të institucioneve publike si dhe gazetarë, artistë e regjisor. Konkursi për anëtarë të Bordit është shpallur pas shkarkimit të tetë anëtarëve të këtij bordi më 8 korrik nga ana e shumicës parlamentare. Ky vendim i shumicës parlamentare është kontestuar nga opozita, ku AAK-ja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimet se shumica parlamentare ka shkelur Kushtetutën me rastin e shkarkimit të Bordit të RTK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …