Brickos

Yuri Kim

Yuri Kim, do t i kërkojë kryeministrit, Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha, të kontrollojnë listat për deputetë

Në një editorial të shkruar nga vetë ambasadorja, Yuri Kim shprehet së do t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha që të kontrollojnë listat edhe njëherë për t’u siguruar që kur të kthehen në Parlament, njerëzit të mund të jenë krenarë për përfaqësuesit e tyre.

Vetëm pak ditë më parë ambasadorja Kim kërkoi që Basha të distancohej nga ish-kryeministri Sali Berisha për të mos e përfshirë në Parlament këtë të fundit i cili është shpallur “non grata”.

Po ashtu, sipas Yuri Kim do u kërkojë kryetarëve të partive që palët të ngrihen mbi interesat e tyre partiake dhe të gjejnë mënyrën për të arritur kompromis dhe për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një kauzë më të lartë, për të ardhmen e Shqipërisë. “Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë të qartë përmes fjalëve dhe veprimeve të tyre se lufta kundër korrupsionit është një përparësi kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Duam një aleat që është i fortë, i aftë dhe i begatë. Duam një partner, jo një problem”, shprehet Yuri Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …