Në Korçë, në 106-vjetorin e Pavarësisë, u mbajt mesha e flamurit në katedralen “Ringjallja e Krishtit”, dhe u vizitua Xhamia

Në Korçë, në 106-vjetorin e Pavarësisë, u mbajt mesha e flamurit në katedralen “Ringjallja e Krishtit”, dhe u vizitua Xhamia

Në Korçë, përveç ceremonive në 106-vjetorin e Pavarësisë, u mbajt dhe mesha e flamurit në katedralen “Ringjallja e Krishtit”, një traditë simbolike për Korçën në këtë ditë, ndërsa mitropoliti i Korçës, imzot Johan Pelushi u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos braktisin vendin. “Është e pamundur të duash Zotin nëse nuk do vendin tënd. Mos ta braktisim vendin pasi detyra jonë është lulëzimi dhe përparimi i vendit tonë”, tha mitropoliti i Korçës. Axhenda korçare e pavarësisë përfshinte edhe një vizitë në xhaminë “Iljaz Bej Mirahori”. Ceremonitë e ngritjes së flamurit janë organizuar në qytetet më të mëdha të vendit. Në Shkodër për 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë interpretoi banda frymore e qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …