Në Krushë u përkujtua gjenocidi ndaj shqiptarëve në Kosovë

Sot, në Krushë, në prezencë të shumë familjarëve, aktivistëve të ndryshëm, kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi  me bashkëpunëtorë si dhe zëvendëskryeministres së Kosovës Albulena Balaj Halimaj u shënua:

DITA E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË

Para të pranishmëve, me fjalë rasti u paraqitën e dhe zëvendëskryeminstrja Balaj-Halimaj dhe kryetari Latifi. 100 vite gjenocid, etnocid e dëbime masive të bëra nga populli serb të planifikuara dhe të udhëhequra nga akademia e tyre, të bekuara nga kisha Serbe, dhe të ekzekutuara nga ushtria e policia nën udhëheqjen e serbëve lokal. Vetëm në luftën e fundit më 1998/99 janë mbi: -1.432 fëmijë të vrarë, 20.000 gra të dhunuara, 15.000 viktima civile,                 1.000.000 mil qytetarë të dëbuar nga Kosova. 1638 ende të zhdukur! Antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore, Dr. Mark Skinner: “serbët kishin trafikuar organe të shqiptarëve, gjatë transportimit të tyre për në Serbi”. #Kurrënukdotaharrojmë!  Jungjatjeta,

Selami Hoti

Kryetar i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …