Në Lumbardh të Deçanit shënohet 30 vjetori i nismës për pajtimin e gjaqeve që u përqafua në të gjithë Kosovën

Në Lumbardh të Deçanit shënohet 30 vjetori i nismës për pajtimin e gjaqeve që u përqafua në të gjithë Kosovën

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe marrë pjesë në shënimin e 30- vjetorit të nismës për pajtimin e gjaqeve në Lumbardh të Komunës së Deçanit. Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se pajtimi që nisi këtu në Lumbardh të Deçanit, nga atdhetarët, 30-vjet ma parë, u përqafua në të gjithë Kosovën dhe nga të gjitha shtresat, ngase shqiptarët sikur e parandien se momenti i të vërtetës po afrohej,  e kjo e vërtetë ishte kryengritja e përgjithshme për liri e pavarësi, që u zhvillua nën udhëheqjen e UÇK-së e që e simbolizon komandanti ynë Adem Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …