Në Malishevë ka përfunduar edicioni i gjashtë i festivalit të folklorit “Oda e Llapushës”

Në Malishevë ka përfunduar edicioni i gjashtë i festivalit të folklorit “Oda e Llapushës”, ku janë paraqitur me këngët e tyre artistët, rapsodët dhe ansamblet, me këngë e valle, nga trashëgimia jonë kulturore. Në këtë festival, morën pjesë rapsodë, shoqëri kulturore dhe artistike, ansamble dhe grupe. Çmimin kryesor të festivalit, “Sali e Feriz Krasniqi” e fitoi, rapsodja, Naxhije Bytyçi, ndërsa çmimin, ja dorëzoi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Festivali i folklorit “Oda e Llapushës”, i mbajt nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Çmim i diasporës, iu nda Vëllezërve Zabelaj. Grupi më i kompletuar iu nda grupit  “Çupërlinjët e Roshnikut” nga Berati. Çmimi i publikut për rapsodët Llesh Gjin Prengaj dhe djemtë e Mirditës. Çmimi i karrierës iu dha  duetit Gani Hoxha dhe Naim Krasniqi. Çmimi “Beqir Gashi” për Vëllezërit Bajraj. Çmimi Veteran i Folklorit iu nda Musë Herticës. Vendi i tretë: Mleqani 2 . Vendi i dytë: Ansambli “Dibra” nga Peshkopia. Vendi i parë, Naxhije Bytyçi, rapsode.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …