Në Maqedoninë e Veriut sot është heshtja, para zgjedhjeve të nesërme, presidenciale

Në Maqedoninë e Veriut sot ka nisur heshtja zgjedhore, para zgjedhjeve të nesërme, Heshtja përfundon nesër, më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet. Këtë vit, pasi mbahen zgjedhje të dyfishta, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, nuk ka ndërprerje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 8 maj. Zakonisht sot, një ditë para zgjedhjeve, votimi për zgjedhjet presidenciale mbahet për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit. Votimi për president filloi me 191 anëtarë të këshillave zgjedhor të shtunën të cilët udhëtuan për ta zbatuar votimin në diasporë. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të tjerë të cilët jetojnë jashtë vendit të drejtën e vet të votës mund ta realizojnë në vendvotimet në vend. Rezultatet nga votimi i sotëm do të dihen nesër, së bashku me rezultatet nga votimi në vend. Të drejtë vote në zgjedhjet e shtata presidenciale kanë 1 milion e 814.317 votues. Vendvotimet hapen në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votimi  mbahet në 3480 vende  në tërë Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj nderon dëshmorët e Kosovës me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 17-vjetorin e Pavarësisë

Ramush Haradinaj nderon dëshmorët e Kosovës me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 17-vjetorin e Pavarësisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, do të zhvillon aktivitete për shënimin …