Nga testimi i 2.261 mostrave konfirmohen 344 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 230 pacientë

Në mesin e mijëra të infektuar me virusin korona, janë edhe 756 punonjës shëndetësorë

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës mësohet se në mesin e mijëra të infektuar me virusin korona janë edhe 756 punonjës shëndetësor. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka alarmuar se këtë javë kemi humbur tre profesionistë të nderuar të mjekësisë kosovare: profesorin Sylejman Rexhepi, kirurgun Ali Tolaj dhe mjekun familjar Fadil Zuka. Personeli shëndetësor nuk kanë nevojë që të tjerët t’u tregojnë atyre si ta bëjnë punën, ata kanë nevojë që secili të bëj kujdes maksimal, të zbatojë masat e thjeshta si bartja e maskës mbrojtëse, ruajtja e distancës (sociale e fizike) dhe higjienës. Humbja e çdo mjeku/infermieri apo profesionisti tjetër shëndetësor na bën të gjithëve më më të ekspozuar dhe më të pambrojtur para këtij virusi që nuk njeh moshë, gjini, profesion, pozitë apo opozitë dhe që infekton e vret pa mëshirë, ka shkruar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …