Brickos

Qerim Rexhaj

Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë, veprimtari, publicisti e profesori, Qerim Feriz Rexhaj, nga fshati Cercë i komunës së Burimit

Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë, veprimtari, publicisti e profesori, Qerim Feriz Rexhaj nga fshati Cercë i Komunë së  Burimit.  Qerimi i përket një familjeje të njohur atdhetarësh, intelektualësh e liridashësish, të cilët kurdoherë në kthesat e mëdha shoqërore e kombëtare u radhitën në  anën e duhur të historisë. Ndarja nga jeta e Qerimit është një humbje,  jo vetëm për familjen e më të dashurit e tij, por edhe vendin përgjithësisht, sepse ai ishte një  atdhetar e veprimtar që tërë jetën ia kushtoi kombit e atdheut. Me rastin e ndarjes nga jeta të Qerim Rexhajt, Drejtoria e Radios Kosova e lirë ngushëllon familjen Rexhaj dhe merr pjesë në dhembje e pikëllim. Qerimi ka qenë bashkëpunëtor i Radios-Kosova e lirë për shumë vjet dhe ka trajtuar tema të veçanta të krijimtarisë  së tij. Lavdi jetës dhe veprës së Qerim Rexhajt!.

Kontrolloni gjithashtu

Prej nga po ushtrohen presionet mbi hetuesit e korrupsionit në Policinë e Kosovës

Largimi i Shemsi Hazirit, drejtuesit të Njësisë së Veçantë Hetimore brenda Policisë së Kosovës, ka …