Në moshën 67-vjeçare ka ndërruar jetë veterani i arsimit dhe i UÇK-së, profesor, Bedri Shyti

Në moshën 67-vjeçare ka ndërruar jetë veterani i arsimit dhe i UÇK-së, profesor, Bedri Shyti

Mbrëmë (më 13.03.2017) ka ndërruar jetë veterani i arsimit dhe i UÇK-së, Bedri Shyti Ai u lind më 1950 në Ashlan të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Mitrovicë, kurse Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe, në Prishtinë. Fillimisht punoi si profesor në Gjimnazin e Mitrovicës. Më vonë në Gjimnazin e Vushtrrisë ku punoi deri në pensionimin e tij. Ishte drejtor i këtij Gjimnazi në dy mandate. Para luftës si zëvendës-drejtor dhe pedagog  i paepur mbrojti me vendosmëri shkollën shqipe dhe nxënësit e shkollës ku punonte nga policia e pushtuesit për çka u arrestua dhe u dënua me burg.  Në vitin 1998, Bedi Shyti  i bashkohet radhëve të UÇK-së bashkë me familjarë të tij Menjëherë pas Luftës emërohet drejtor i Gjimnazit të Vushtrrisë. Me nismën e tij dhe në bashëpunim me KFOR-in francez lidhet një marrëveshje për dërgimin e personelit mësimor të Gjimnazit të Vushtrrisë në një specializim profesional dymujor në Grenobël të Francës. Shpenzimet për këtë specializim i kishte mbulura Ministria e Arsimit e Francës. Kjo marrëveshje është përjetësuar në tërësi. Është ky një rast njësor në tërë hapësirën mbarëkombëtare. Para dy vjetësh profesor Bedriu doli në pension. Tërë jetën ia kushtoi punës në arsim. Ishte një pedagog i mirë dhe i përkushtuar. Ishte i sinqertë ndaj vetës dhe ndaj të tjerëve. Mbi të gjitha ishte shumë i ndershëm. Varrimi bëhet sot (më 14. 03. 2017)në Varrezat e Martirëve në Ashlan të Vushtrrisë në orën 16.00. (Haxhi Birinxhiku)

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …