Ne në Batalionin e Budakovës, gjatë luftës, nuk kemi pasur urdhër, as të drejtë ta ndalojmë askënd, tha Sadik Halitjaha

Ne në Batalionin e Budakovës, gjatë luftës, nuk kemi pasur urdhër, as të drejtë ta ndalojmë askënd, tha Sadik Halitjaha

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Sadik Halitjaha, në vazhdim të dëshmive të tij, para trupit gjykues të gjykatës Speciale në Hagë,  ka deklarua se Blerim Kuçi, i cili gjatë luftës ka qenë komandant brigade, kishte dezertuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Një veprim i tillë, sipas Halitjahës përmbante shkelje, mirëpo tha se për këto veprime nuk e di nëse është arrestuar apo ndalua. Është folur për këtë gjë, ai e ka mohuar vetë. Ky dokument është një vendim për paraburgimin e Blerim Kuçit për një periudhë treditore. Për këtë, dëshmitari tha se mund të jetë dokument i saktë, por që nuk përmban as nënshkrim e as vulë. Nuk e di se a ka pasur të drejtë ta shkruajë këtu emrin e vetë Fatmir Limaj derisa ka qenë Sokol Dobruna, këshilltar juridik në Shtabin e Përgjithshëm, Sokol Doburna. Blerim Kuçit, ka thënë që nuk ka qenë i ndalura e tash ju keni sjellë këtu një dokument. I pyetur se a ka pasur autorizim Policia ushtarake që ta arrestojë dikë për dezertim, Halitjaha tha se nuk e ka pasur një gjë të tillë, si dhe nuk di rast tjetër që ta bëjë një krahasim. Në batalionin e Budakovës nuk kemi pasur urdhër, as të drejtë ta ndalojmë askënd, tha Halitjaha.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …